Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Kamëz/ Pronari i lokalit plagos me armë klientin, arrestohet menjëherë nga Policia (DETAJET)

17 Shtator 2020, 08:48 Nga DOSJA
Ngjarje e rëndë në Kamëz/ Pronari i lokalit plagos me

KAMËZ- Ngjarje e rëndë në Kamzës. Policia bën me dije rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm pronari i një lokali në Kodër Kamëz, F. K., 35 vjeç ka plagosur me armë zjarri klientin me iniciale R.C. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasi një sherri për motive të dobëta. Pronari i lokalit dhe klienti fillimisht janë konfiktuar brenda lokalit dhe më sherri ka vijuar jashtë këtij biznesi, ku 35-vjeçari ka qëlluar  me armë zjarri në drejtim të 39-vjeçarit.

Ndërkohë që 35-vjeçari gjuante me armë zjarri në vendin e ngjarjes mbërriti edhe Policia Menjëherë 35-vjeçari u prangos . I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Kamzë, Tiranë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë zjarri, që mund të përfundonte në vrasje.

Plagosi me armë zjarri një klient, pas një konflikti të çastit, dhe në vijim të konfliktit e ka qëlluar përsëri për ta vrarë, falë ndërhyrjes në kohë, Policia i bllokoi armën pronarit të lokalit duke parandaluar vrasjen e klientit. Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën autori kreu plagosjen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, pas njoftimit të marrë rreth orës 02:20, se në Kodër Kamzë, në një lokal, kishte një konflikt verbal e fizik mes pronarit të lokalit dhe një klienti, kanë shkuar menjëherë në drejtim të adresës së dhënë.

Bashkëpronari i lokalit, shtetasi F. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, në brendësi të lokalit është përfshirë në një konflikt fizik e verbal për motive të dobëta, me shtetasin R. C. (klient lokali) dhe më pas konflikti ka vijuar në ambientet e jashtme të lokalit. Si pasojë e konfliktit shtetasi F. K. ka plagosur me armë zjarri në dorë, shtetasi R. C., 39 vjeç., i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin që shtetasi F. K. po qëllonte përsëri në drejtim të shtetasit të plagosur, ndërhyrja në kohë e me profesionalizëm e punonjësve të Policisë ka bërë të mundur parandalimin e vrasjes, duke i hequr armën nga dora shtetasit F. K. dhe duke e prangosur atë.

Materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagosje në kamëz plagosje në kamëz

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shtator 2020, 07:59

ELBASAN- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Bujar Çelës në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kamerat në vendin e ngjarjes kanë xhiruar mom...