Aktualitet

Po tentonte të fikte zjarrin në oborr, humb jetën 65 vjeçari në Gjirokastër nga asfiksimi

17 Shtator 2020, 09:30 Nga DOSJA
Po tentonte të fikte zjarrin në oborr, humb jetën 65

GJIROKASTËR- Një 65-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën ditën e sotme për shkak të zjarrit që ka përshirë oborrin e tij. Mësohet se viktima Hajri Hasimi i kishte vendosur zjarrin bahçes për ta pastruar, por zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke i marrë dhe jetën.

Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjirokastër, dhe ku si pasojë e asfiksisë ka humbur jetën Hasimi.

Prej disa ditësh, zona të ndryshme të vendit po përballen me zjarre të fuqishme që favorizohen edhe nga era. Situata më alarmante ishte ditën e djeshme në Rrogozhinë ku zjarri po përparonte drejt banesave, pasi kishte djegur hektarë me ullishte.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hajri hasimi vdes i moshuari nga zjarri hajri hasimi vdes i moshuari nga zjarri

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shtator 2020, 07:59

ELBASAN- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Bujar Çelës në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kamerat në vendin e ngjarjes kanë xhiruar mom...