Aktualitet

Protesta e naftëtarëve të Ballshit, shoqërohet nga policia aktivisti Arben Kola

17 Shtator 2020, 09:59 Nga DOSJA
Protesta e naftëtarëve të Ballshit, shoqërohet nga

TIRANË- Aktivisti Arben Kola, i cili po merrte pjesë në protestën e naftëtarëve të Ballshit që po zhvillohet përpara Ministrisë së Infrastrukturës është shoqëruar nga policia.

Mësohet se ky i fundit ka pasur një përplasje me uniformat blu duke qenë se këto të fundit nuk i lejonin të protestonin për shkak të pandemisë së Covid-19.

Ditën e sotme naftëtarët e Ballshit kanë ardhur në Tiranë për të mbajtur protestë para Ministrisë së Infrastrukturën, ku kërkojnë pagat e 27 pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës. Këta të fundit nuk kanë mundur të takojnë ministren Balluku. Po kështu,  naftëtarët nuk janë lejuar nga policia që të grumbullohen para kësaj godine, për shkak të COVID-19.

(A.K.dosja.al)

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e naftëtarëve të ballshit protesta e naftëtarëve të ballshit

Sondazh

Poll