Aktualitet

Akuzohet për trafik kokaine/ Arrestohet në Dubai Eldi Dizdari, një nga krerët e drogës në Shqipëri, i përfshirë në vra

17 Shtator 2020, 09:00 Nga DOSJA
Akuzohet për trafik kokaine/ Arrestohet në Dubai Eldi Dizdari,

DUBAI- Arrestohet në Dubai Eldi Dizdari, një nga krerët e kokainës në Shqipëri. Mësohet se Dizdari ra në prangat e Policisë gjatë një operacion ndërkombëtar anti-drogë  ‘Los Blancos’, i inicuar fillimisht nga Holanda. Dizdari është arrestuar në Dubai, për llogari të Interpol Tiranës, pasi akuzohet si nga krerët e drogës në Shqipëri. Ai pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.

Pikërisht një kartel shqiptar i trafikut ndërkombëtar të drogës u shkatërrua edhe në Firence të Italisë, dhe duket se një prej drejtuesve apo bashkëpuntorëve ka qenë Eldi Dizdari, që fshihej në Dubai pasi ishte në kërkim nga shteti shqiptar.

Dizdari është bashkëshort i ish- missit shqiptar, Suada Sherifi. Po kështu, ai është përmendur se ka qenë i pranishëm edhe në  vrasjen në ish-Bllok, që ndodhi më 4 tetor të vitit 2018.

Vrasja në ish-bllok

Në lokalin “Monopol”, më datë 4 tetor 2018, si pasojë e një përplasje me armë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, truprojë e Ervis Martinajt, ku ky i fundit mbeti i plagosur së bashku me shokun e tij Eljo Hato. I përfshirë në konflikt ishte edhe Ajaks Bonjaku, i cili u vetëdorëzua në polici vetëm disa ditë pas ngjarjes. Në kërkim u shpallën tre persona: ish-komandoja Merviol Bilo, Ervin Mata (i dashuri i Elvana Gjatës) dhe Fabjol Alushi. Ky i fundit u arrestua nga policia vetëm para disa ditësh dhe më pas u la në masën detyrim paraqitje.

Si fillim u mendua se arsyeja e përleshjes ishte këngëtarja Elvana Gjata, por hetimet e mëtejshme zbuluan se bëhej fjalë për një sherr të mbartur të të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendet emri i biznesmenit Eldi Dizdari (partneri i Suada Sherifit). Dizdari është gjithashtu kushëriri i Arbër Cekajt, pronarit të magazinës ku u kapën 613 kg kokainë në Maminas, i cili aktualisht është në Gjermani i arrestuar.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet eldi dizdari operacion ndërkombëtar anti-drogë  ‘los blancos’ arrestohet eldi dizdari operacion ndërkombëtar anti-drogë  ‘los blancos’

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shtator 2020, 07:59

ELBASAN- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Bujar Çelës në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kamerat në vendin e ngjarjes kanë xhiruar mom...