Aktualitet

Qëlluan 4 herë në drejtim të tij/ Si u ekzekutua Bujar Çela në Elbasan, 3 autorët ishin të veshur me uniformë policie

17 Shtator 2020, 06:11 Nga DOSJA
Qëlluan 4 herë në drejtim të tij/ Si u ekzekutua Bujar

ELBASAN- Vrasja e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela dyshohet se ka qenë e mirëorganizuar dhe paramenduar. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kanë qenë 3 persona, të cilët kryen ekzekutimin. Këta të fundit kanë qenë të veshur me uniformë policie në momentin që vranë 50-vjeçarin.

3 autorët kishin disa ditë që ndiqnin 50-vjeçarin, duke mësuar kështu rutinën e tij të përditshme. Edhe këtë mëngjes autorët e kanë vëzhguar viktimën dhe sapo ky i fundit u ul në lokal për të pirë kafe ata qëlluan me armë zjarri 4 herë në drejtim të tij.  Bujar Çela punonte si taksist pa licencë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm para një lokali tek rrethrrotullimi i Bradasheshit. 50-vjeçari Bujar Çela u ekzekutua me armë zjarri. Viktima është vëllai i Talo Çelës, një nga grabitësit  4.6 mln eurove në aeroportin e Rinasit, më 9 prill të 2019. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar çela ekzekutohet vëllai i talo çelës bujar çela ekzekutohet vëllai i talo çelës

Sondazh

Poll