Aktualitet

Elbasan/ Ekzekutohet brenda 60 sekondave vëllai i Talo Çelës. 3 autorët, të veshur si policë vranë 50-vjeçarin teksa pin

17 Shtator 2020, 05:11 Nga DOSJA
Elbasan/ Ekzekutohet brenda 60 sekondave vëllai i Talo Çelës. 3

ELBASAN- Ekzekutohet me armë zjarri në Elbasan Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës, një nga grabitësit e 4.6 mln eurove në aeroportin e Rinasit, më 9 prill të 2019. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 05:45 të mëngjesit të sotëm në një lokal tek rrethrrotullimi i Bradasheshit. 50-vjeçari, i cili punonte si taksist (pa licencë) u ekzekutua teksa po pinte kafen e mëngjesit. Pista ku po heton policia është ajo e hakmarrjes, pasi vëllai i tij ka marrë pjesë në një sërë ngjarjes kriminale.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kanë qenë 3 persona të veshur si policë, të cilët kryen ekzekutimin. 3 autorët kishin disa ditë që ndiqnin 50-vjeçarin, duke mësuar kështu rutinën e tij të përditshme. Edhe këtë mëngjes ata e kanë vëzhguar viktimën dhe sapo ky i fundit u ul në lokal për të pirë kafen, ata qëlluan me armë zjarri në drejtim të tij. 3 autorët zbritën nga makina  tip ‘Renault’ me targa AA 876 DC (të armatosur me një pushkë dhe 2 pistoleta) dhe menjëherë hapën zjarr në drejtim të 50-vjeçarit, duke e lënë të vdekur në vend. Ekzekutimi ka ndodhur në harkun e 60 sekondave. Në vendngjarje janë gjetur 20 gëzhoja.

Pas vrasjes, ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Pas minuta më vonë ata i kanë vënë flakën mjetit tip ‘Renault’ që përdorën gjatë atentatit. Autorët i kanë vënë flakën makinës në një rrugicë në fshatin Murras, përgjatë aksit Elbasan-Peqin.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur menjëherë hetimet për identifikimin e kapjen e autorëve. Vendi ku ndodhi ngjarja është i monitoruar me kamera, për shkak se aty pranë janë tre karburante, të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e të gjithë dinamikës së ngjarjes.

Ndërkohë uniformat blu kanë ngritur postblloqe në hyrje dhe dalje të qytetit të Elbasanit, dhe në qytetet si Durrësi, Fieri dhe Tirana, për kapjen e autorëve.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet vëllai i talo çelës vrasje në elbasan vritet bujar çela ekzekutohet vëllai i talo çelës vrasje në elbasan vritet bujar çela

Sondazh

Poll