Aktualitet

Ekzekutimi i vëllait të Talo Çelës/ Pas krimit autorët i vënë flakën makinës në fshatin Murras (Pamje nga vendngjarja)

17 Shtator 2020, 05:35 Nga DOSJA
Ekzekutimi i vëllait të Talo Çelës/ Pas krimit

ELBASAN- Detaje të reja zbardhen nga ekzekutimi mafioz i 50-vjeçarit Bujar Çela në Elbasan. Mësohet pas vrasjes, autorët kanë djegur makinën e përdor në krim. Siç mund të shihet nga pamjet të publikuara nga Ballkan web, mjeti është shkrumbuar totalisht. Autorët i kanë vënë flakën makinës në një rrugicë në fshatin Murras, përgjatë aksit Elbasan-Peqin.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm para një lokali tek rrethrrotullimi i Bradasheshit. 50-vjeçari Bujar Çela u ekzekutua me armë zjarri. Viktima është vëllai i Talo Çelës, një nga grabitësit  4.6 mln eurove në aeroportin e Rinasit, më 9 prill të 2019. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar çela ekzekutohet vëllai i talo çelës bujar çela ekzekutohet vëllai i talo çelës

Sondazh

Poll