Aktualitet

Shkarkohet kreu i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Fehmi Petku

16 Shtator 2020, 17:47 Nga DOSJA
Shkarkohet kreu i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda

TIRANË– KPA-ja ka lënë sot në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin e Fehmi Petkut, Kreun e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, kanë vendosur që të lënë në fuqi shkarkimin e Petkut. 

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.30/2019, datë 06.06.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Fehmi Petku, kundër vendimit nr. 136, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 136, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Fehmi Petku.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 16.09.2020.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fehmi petku shkarkohet fehmi petku fehmi petku shkarkohet fehmi petku

Sondazh

Poll