Aktualitet

“Janë mirë”/ Shpresë tek Truma, Denisa dhe Nervida përmirësohen pas aksidentit tragjik, kërkojnë motrën dhe shoqen e

16 Shtator 2020, 17:01 Nga DOSJA
“Janë mirë”/ Shpresë tek Truma, Denisa dhe Nervida

TIRANË– Denisa Dibra dhe Nervida Garunja, dy vajzat që i mbijetuan aksidentit tragjik në dalje të tunelit të Krrabës, janë jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se dy vajzat e reja tashmë janë stabilizuar dhe kanë arritur të komunikojnë me familjarët e tyre, por ende nuk dinë që janë të vetmet e mbijetuara. Ato kanë pyetur, por të afërmit, për të mos u dhënë lajmine kobshëm, u janë shmangur interesimit të vajzave duke u thënë ‘janë mirë’.

Nervida Garunja nuk e di që ka humbur të motrën gjatë përplasjes fatale, Lusindën, e cila u shua në ditën e saj të lindjes. Gjithashtu, as Nervida dhe as Denisa nuk dinë se shoqja e tyre Xheneta Qallia nuk jeton më.

Lusinda dhe Xheneta ishin dy viktimat e aksidentit tragjik, që ndodhi më 13 shtator, pasi të katra vajzat kishin dalë të festonin ditëlindjen e të parës. Ato po udhëtonin në tunelin e Elbasanit kur në dalje të tij u goditën nga pas nga një makinë tip “Benz” që drejtohej nga Behar Pema. Ky i fundit rezultoi i dehur në testin e alkoolit dhe u arrestua.

E para që reagoi në spital ishte Dibra, ndërsa Nervida u stabilizua pasi mori sasinë e nevojshme të gjakut për të cilin u bë dhe thirrje publikisht.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me dy viktima denisa dibra nervida garunja aksident me dy viktima denisa dibra nervida garunja

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Shtator 2020, 15:15

TIRANË– Bashkimi i operatorëve ekonomikë iC Consulenten Ziviltechniker GESmbh, kompani inxhinierike e regjistruar në Austri, ELEA iC d.o.o dhe IBE d.d svet...

Aktualitet 16 Shtator 2020, 15:05

TIRANË– Klevis (Bledar) Kapllani, 33-vjeçari që u ekzekutua me armë zjarri 100 metra larg banesës së tij në Rrogozhinë, ishte në një lokal pra...