Aktualitet

Nëntë të infektuar në Vlorë, gjashtë raste rezultojnë në fshatra

16 Shtator 2020, 17:34 Nga DOSJA
Nëntë të infektuar në Vlorë, gjashtë raste

VLORË– Nëntë persona janë infektuar gjatë 24 orëve të fundit me Covid-19 në Vlorë. Mësohet se pesë prej këtyre rasteve janë shënuar në fshatin Cerkovinë dhe janë kontakte të mëparshme të banorëve të këtij fshati.

Një rast është shënuar në fshatin Babicë të Vlorë, ndërsa pesë të tjerët brenda në qytet. Edhe këto gjashtë raste të tjera janë kontakte të të infektuarve të mëparshëm.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri u shënuan edhe tre viktima të tjera, ndërsa të infektuar me Covid-19 rezultuan 144 persona.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirus në shqipëri koronavirus në shqipëri

Sondazh

Poll