Aktualitet

ZBULON dokumentet false/ Gjermania sjell në Rinas pajisjen e teknologjisë së fundit

16 Shtator 2020, 16:22 Nga DOSJA
ZBULON dokumentet false/ Gjermania sjell në Rinas pajisjen e

TIRANË– Ka mbërritur në Tiranë pajisja që mund të mund të shoh në mënyrë të hollësishme dokumentet e udhëtimit në aeroportin e Rinasit. Kjo pajisje mund të zbulojë dokumentet false.

Ditën e sotme në Rinas në Komisariatin e Policisë Rinas, gjatë një ceremonie, zv/ambasadori i Gjermanisë në Tiranë z. Jannis von Oy i ka dorëzuar Drejtorit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Eduart Merkaj, pajisjen bashkëkohore moderne që do të përdoret në aeroportin e Rinasit, për ekzaminimin e dokumenteve të udhëtimit.

Kjo pajisje për ekzaminimin e dokumenteve është e teknologjisë së fundit dhe do iu vijë në ndihmë punonjësve të Policisë Kufitare.

Njoftimi 

Pajisje moderne për të evidentuar dhe ndëshkuar veprimtarinë e paligjshme në fushën e falsifikimit të dokumenteve. Paraditen e sotme, në Komisariatin e Policisë Rinas, gjatë një ceremonie, zv/ambasadori i Gjermanisë në Tiranë z. Jannis von Oy i ka dorëzuar Drejtorit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Eduart Merkaj, një pajise bashkëkohore moderne që do të përdoret nga ana e Policisë Kufitare në aeroportin e Rinasit, për ekzaminimin e dokumenteve të udhëtimit.

Drejtor Merkaj ka falënderuar zv/ambasadorin për këtë dhuratë me shumë vlerë në ndihmë të Policisë Kufitare, në punën për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë dhe në këtë rast atë në fushën e falsifikimit të dokumenteve, por edhe për gjithë mbështetjen e dhënë për Policinë Kufitare, nga Policia gjermane dhe ambasada e Gjermanisë në Tiranë. Pajisja VSC është dhuratë nga ambasada gjermane për Policinë Kufitare, në vijim të mbështetjes së dhënë edhe më parë nga Policia gjermane, në logjistikë dhe automjete për Departamentin e Policisë Kufitare.

Komisariati i Rinasit, nga viti 2017 deri në vitin 2020, gjatë kontrolleve në hyrje dalje ka evidentuar 546 dokumente udhëtimi të falsifikuara. Kjo pajisje për ekzaminimin e dokumenteve është e teknologjisë së fundit dhe do iu vijë në ndihmë punonjësve të Policisë Kufitare gjatë kontrolleve dhe ekzaminimeve të dokumenteve të udhëtimit, në hyrje dhe dalje të Republikës së Shqipërisë.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rinas rinas

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Shtator 2020, 15:15

TIRANË– Bashkimi i operatorëve ekonomikë iC Consulenten Ziviltechniker GESmbh, kompani inxhinierike e regjistruar në Austri, ELEA iC d.o.o dhe IBE d.d svet...

Aktualitet 16 Shtator 2020, 15:05

TIRANË– Klevis (Bledar) Kapllani, 33-vjeçari që u ekzekutua me armë zjarri 100 metra larg banesës së tij në Rrogozhinë, ishte në një lokal pra...