Shqipëria refuzon ‘për procedurë’ apelin e turkut Selami Simsek për azil
Komisioni Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët, rrëzoi më 10 shtator ankimin e shtetasit turk Selami Simsek dhe la në fuqi një vendim të Drejtorisë së Azilit dhe ...
TIRANË– Një tjetër mjek ka ndërruar jetë në spital pasi ka humbur betejën me pandeminë e koronavirusit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ka ndërruar jetë mjeku nga Kavaja, Sefer Dervishi.
Mësohet se mjeku Dervishi kishte më shumë se dy javë i shtruar te spitali Covid-2, ose i njohur ndryshe si “Shefqet Ndroqi”. Gjatë dy javëve, gjendja e mjekut është përkeqësuar, kjo pasi Dervishi vuante edhe nga disa sëmundjeve bashkëshoqëruese.
Mjeku 61-vjeçari që shërbente në qendrën shëndetësore ne Helmes, ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka shprehur ngushëllimet të sinqerta familjes dhe kolegëve të doktor Dervishit.
“E trishtuar për ndarjen e parakohshme nga jeta të mjekut të përkushtuar të qendrës shëndetësore Helmas në Kavajë, dr. Sefer Dervishit, i cili luftoi për dy javë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por me gjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve, nuk ja doli ta mundë virusin e rrezikshëm. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve të dr. Seferit, mjekut të palodhur që i shërbeu me devotshmëri të pashoqe komunitetit të tij. U prehtë në paqe”, shkruan Manastirliu.
Më herët kanë humbur jetën si pasojë e infektimit nga covid 19, mjeku i QSUT-së Arjan Pushi, mjeku në spitalin e Pukës Hysni Shkjau, mjeku Anibal Byberi, pneumolog në Tropojë si dhe kirurgu Agron Menzelxhiu.
Ministria e Shëndetësisë gjatë përditësimit të të dhënave për 24 orët e fundit, bëri me dije se tre persona të tjerë kanë humbur jetën nga Covid-19. Ndërsa aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 174 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Komisioni Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët, rrëzoi më 10 shtator ankimin e shtetasit turk Selami Simsek dhe la në fuqi një vendim të Drejtorisë së Azilit dhe ...
TIRANË– Denisa Dibra dhe Nervida Garunja, dy vajzat që i mbijetuan aksidentit tragjik në dalje të tunelit të Krrabës, janë jashtë rrezikut për jetën....
KORÇË– Furgoni i Policisë kufitare është aksidentuar me një mjet tjetër në Podgorie të Korçës në aksin që e lidh qytetin me Pogradecin. Një ...
TIRANË– Ka mbërritur në Tiranë pajisja që mund të mund të shoh në mënyrë të hollësishme dokumentet e udhëtimit në aeroportin e Rinasit. Kjo pajisje mund të...
LEZHË– Valentine Pemaj, 38-vjeçarja e arrestuar më 11 shtator është liruar me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Gjykata e Lezhës pasi e reja ...
TIRANË– Tritoli që shpërtheu pasditen e djeshme tek Ura e Nisharakut ka vënë në alarm Rezidencën Ushtarake Turke. I ftuar në studion e Report TV, gazetari ...
TIRANË– Kur ende nuk janë mbushur 24 orë nga shpërthimi në mes të Tiranës, ku u plagos rëndë Preng Gjini, detaje të reja janë zbuluar. Burime për Dos...
BERAT– Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në aksin nacional Berat-Urë Vajgurore, në fshatin Morav...
TIRANË– Një atentat me tritol dhe një vrasje brenda familjes. Kjo ka qënë kryefjala e mbrëmjes së djeshme në kryeqytetin e Tiranës. Siç u raportua p...