Aktualitet

E kundërshtoi për prerjen e tre rrënjëve ullinj/ Nusja e humb fare, qëllon me grusha dhe i ngul thonjtë në fyt, djali pa

16 Shtator 2020, 16:16 Nga DOSJA
E kundërshtoi për prerjen e tre rrënjëve ullinj/ Nusja e

LEZHË– Valentine Pemaj, 38-vjeçarja e arrestuar më 11 shtator është liruar me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Gjykata e Lezhës pasi e reja është nënë e 4 fëmijëve. Gazetari Elton Qyno bën me dije se 38-vjeçarja u arrestua pasi dhunoi vjehrrin e saj, Zef Pemaj.

I moshuari ka rrëfyer në Polici se kishte debatuar me një punëtor të identifikuar si Lazer Brunga, pasi ky i fundit teksa punonte pas banesës së tyre kishte prerë tre rrënjë ulliri. Pikërisht në këtë moment ka ardhur dhe nusja e tij, e cila e ka dhunuar duke i kërkuar që të mos ndërhynte në punët që ajo dhe bashkëshorti i saj kishin vendosur që të kryenin. Zef Pemaj, i dhunuar, është larguar nga oborri dhe ka hyrë në dhomën e tij, kur sërish pas i ka shkuar djali dhe nusja.

Kjo e fundit, në sy të bashkëshortit e ka qëlluar me grushte dhe i ka ngulur thonjtë në fyt, duke i shkaktur dëmtime të dukshme në pjesën e fytyrës. Pasi e kanë dhunuar, burrë e grua kanë dalë nga dhoma e të moshuarit duke e mbyllur brenda deri në momentin kur në banesë ka shkuar Policia.

RRËFIMI I PLOTË I TË MOSHUARIT:

“…Unë kam shkuar aty dhe kam debatuar me punëtorin duke i thënë se përse ke prerë këta ullinj dhe ai më tha:”…se më ka thënë djali jot, Lazer Pemaj me nusen e tij, Valentina Pemaj, për ti prerë këta ullinj…Gjatë kohës që po debatoja me punëtorin ka ardhur nusja e djalit tim, Valentinë, dhe me ka thënë:”…se nuk ke punë ti me punëtorin se i japim ne urdhërat…”. Pas punëtorit kam debatuar me nusen e djalit në lidhje me prerjen e ullinjve dhe në debat e sipër ajo më ka futur gishtat në fyt ndërsa unë e shtyra me duar dhe unë nga prapa shtëpisë, kam kaluar para shtëpisë time, ku theksoj se, unë me djalin dhe familjen e tij jetojmë bashkë. Ka ardhur djali im Lazri dhe më tha:“…se përse bën zhurmë me punëtorin dhe me nusen…”. Më pas unë kam hyrë në dhomën time në katin e parë të banesës. Jam ulur në krevatin tim ku unë isha i vetëm në dhomë dhe pas meje kanë hyrë në dhomën time të gjumit djali im, Lazër Pemaj, bashkë me nusen e tij, Valentinë Pemaj. Kanë debatuar me mua ku unë isha i shtrirë në krevat dhe nusja e djalit tim Valentinë Pemaj, më ka goditur disa herë me grushta në fytyrë dhe më ka kapur me thonj në fyt. Më pas ata kanë dalë jashtë nga dhoma ime dhe unë kam mbyllur derën e dhomës time. Më pas ka ardhur policia dhe më ka gjetur në krevat dhe më kanë shoqëruar në polici.”

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lezhe valentine pemaj zef pemaj lezhe valentine pemaj zef pemaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Shtator 2020, 15:15

TIRANË– Bashkimi i operatorëve ekonomikë iC Consulenten Ziviltechniker GESmbh, kompani inxhinierike e regjistruar në Austri, ELEA iC d.o.o dhe IBE d.d svet...

Aktualitet 16 Shtator 2020, 15:05

TIRANË– Klevis (Bledar) Kapllani, 33-vjeçari që u ekzekutua me armë zjarri 100 metra larg banesës së tij në Rrogozhinë, ishte në një lokal pra...