Aktualitet

“E kanë me ne”/ Atentati me tritol, Elton Qyno: Gjenerali mendoi se ishte sulm ndaj Rezidencës turke, urdhëroi punonjësi

16 Shtator 2020, 16:14 Nga DOSJA
“E kanë me ne”/ Atentati me tritol, Elton Qyno: Gjenerali

TIRANË– Tritoli që shpërtheu pasditen e djeshme tek Ura e Nisharakut ka vënë në alarm Rezidencën Ushtarake Turke. I ftuar në studion e Report TV, gazetari Elton Qyno u shpreh se gjenerali që është atasheu ushtarak i Turqisë në Shqipëri u ka dërguar foto punonjësve të tij dhe u ka dhënë urdhër që të kërkojnë e hetojnë nëse ai sulm kishte të bënte me ta, nisur nga marrëdhëniet e acaruara që ka së fundmi Greia me Turqinë.

Është menduar se bëhej fjalë për një sulm terrorist, për shkak të marrëdhënie paksa të acarua më Greqinë apo me Sirinë. Madje një nga punëtorët me tha se “menduam që ishte një sulm terrorist  dhe 3 minuta pas ngjarjes, gjenerali që është atasheu ushtarak i Turqisë në Shqipëri  na ka sjellë foto të publikuar foto të publikuar nga mediat, duke kërkuar llogari se çfarë ka ndodhur se “ka të bëjë me ne ky sulm ose jo,”– tha Qyno në Report Tv.

Përsa i përket atentatit, Qyno u shpreh se autorët kanë menduar se Gjini do të ishte në vendin e pasagjerit dhe se për këtë arsye, ia kishin vënë tritolin nga ana e pasagjerit. Ky ‘gabim’ i shpëtoi dhe jetën Gjinit.

Tritoli është vendosur gomës së parë në anën e djathtë, se kanë menduar që ai konsumon kafen me nipin Fatjon Dautaj dhe se është Gjini do ishte pasagjeri. Të vetmen lëvizje që ka bërë Dautaj ka qenë në Lushnje. Nuk dihet se kur është vendosur lënda shpërthyese dhe as se sa gramë janë vendosur. Për shkak se shpërthimi ishte shumë i madh, mendohet se ka qenë rreth 500 gramë,“- tha Qyno.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbërmjen e djeshme pra Urës së Nisharakut në Tiranë. Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë, pasi makinës së tij iu vu tritol. Ai ra pre e atentatit me tritol, teksa udhëtonte me automjetin e llojit Mercedez Benz, të tipit “A Class”.

Bashkë me të kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur, të cilët ndodheshin rastësisht pranë mjetit kur ndodhi ngjarja. Policia dyshon se ngjarja e rëndë ka ndodhur për hakmarrje dhe ka nisur punën për kapjen e autorëve të atentatit. Preng Gjini është vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit që u ekzekutua në Rrëshen.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentati ndaj preng gjinit elton qyno atentati ndaj preng gjinit elton qyno

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Shtator 2020, 15:15

TIRANË– Bashkimi i operatorëve ekonomikë iC Consulenten Ziviltechniker GESmbh, kompani inxhinierike e regjistruar në Austri, ELEA iC d.o.o dhe IBE d.d svet...

Aktualitet 16 Shtator 2020, 15:05

TIRANË– Klevis (Bledar) Kapllani, 33-vjeçari që u ekzekutua me armë zjarri 100 metra larg banesës së tij në Rrogozhinë, ishte në një lokal pra...