Sport

Futbollisti shqiptar thyen karantinën dhe kapet nga autoritetet,rrezikon të përballet me ligjet e…

16 Shtator 2020, 13:36 Nga DOSJA
Futbollisti shqiptar thyen karantinën dhe kapet nga autoritetet,rrezikon

ITALI-Emanuele Ndoj, futbollisti që aktivizohet me Brescia-n në Itali është gjobitur nga karabinierët për shkak se ka shkelur rregullat e karantinës, si dhe është denoncuar për këtë veprim. Sikurse raporton “Il Giornale di Brescia”, ai së bashku me tre bashkëmoshatarë kanë qenë jashtë një bari dhe e kanë pësuar.

Gjithçka ka nisur kur futbollisti shqiptar ka qenë me pushime në Sardenjë me Sandro Tonali dhe një shok të tyre të përbashkët, i cili më pas ka rezultuar pozitiv për koronavirus dhe sipas ligjit dy lojtarët ishin të detyruar të izoloheshin për 14 ditë. Ky rregull nuk është respektuar nga Ndoj, i cili është pikasur nga autoritetet.

Emri i tij dhe personave të tjerë ka qenë në listën e personave të infektuar me COVID-19 dhe duhet të qëndronin të izoluar. Ndoj për këtë arsye nuk iu bashkua edhe kombëtares shqiptare për ndeshjet me Bjellorusinë dhe Lituaninë, kurse tani ia ka shtuar vetes telashet dhe duhet të përballet me ligjet e shtetit italian.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport brescia emanuele ndoj futbollisti shqiptar itali kombetarja brescia emanuele ndoj futbollisti shqiptar itali kombetarja

Sondazh

Poll

Sport 16 Shtator 2020, 11:25

GJERMANI– Nga Gjermania trajneri i Wolfsburgut Oliver Glasner ka folur në konferencën për shtyp përpara udhëtimit për në Shqipëri ku këtë të enjte skuadra e tij...

Sport 15 Shtator 2020, 21:15

SHBA-Basketbollisti spanjoll, Pau Gasol e ka bërë lidhjen e tij të veçantë me familjen e të ndjerit Kobe Bryant edhe më të fortë, pasi sportisti i ka ven...