Sport

Real Madrid bën gjithçka për të larguar Bale, i gjen skuadër në Londër dhe i paguan gjysmën e pagës

16 Shtator 2020, 08:35 Nga DOSJA
Real Madrid bën gjithçka për të larguar Bale, i gjen

ANGLI-Tottenham është shumë pranë një marrëveshjeje të bujshme që do të kthente Gareth Bale në Londër. Kjo e martë ka rezultuar një ditë me bisedime intensive, me presidentin, Daniel Levy, që besohet se ka mposhtur konkurrencën e Manchester United për shërbimet e uellsianit.Mediat britanike raportojnë se Real Madrid do të pranojë të paguajë mbi 50 për qind të pagës faraonike (500 000 stërlina në javë) të Bale, në mënyrë që të arrihet marrëveshja.

Menaxheri i 31-vjeçarit, Jonathan Barnett, pranoi se klienti i tij është në bisedime të avancuara me Tottenhamin, pasi është klubi ku dëshiron të luajë në Premier League.Tottenham po studion mundësinë e marrëveshjes në formë huazime ose blerje përfundimtare, që mund të përfshijë shkëmbimin me një futbollist të ekipit që drejtohet nga Mourinho. Spurs-at thuhet madje se janë të gatshëm ta shkëmbejnë me Dele Allin.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bale tottenham bale tottenham

Sondazh

Poll

Sport 15 Shtator 2020, 21:15

SHBA-Basketbollisti spanjoll, Pau Gasol e ka bërë lidhjen e tij të veçantë me familjen e të ndjerit Kobe Bryant edhe më të fortë, pasi sportisti i ka ven...