Sport

VIDEO/Për Vidal nuk ka vend as në seancën stërvitore, futbollisti stërvitet në rrugët e Barcelonës

16 Shtator 2020, 13:19 Nga DOSJA
VIDEO/Për Vidal nuk ka vend as në seancën stërvitore,

BARCELONË-Në pritje të fluturimit drejt Milanos, Arturo Vidal ka zgjedhur rrugët e Barcelonës për t’u stërvitur mëngjesin e sotëm, pasi ka vrapuar nën shoqërinë e përgatitësit të tij atletik, Juan Ramirez.

Mesfushori ka prishur me marrëveshje kontratën me Barcelonën dhe ka gjetur akordin me Interin, për të vijuar karrierën te zikaltrit, por është ende në pritje të “dritës jeshile” për të fluturuar drejt Italisë.

Siç raportojnë mediat në vendin fqinj, para se Vidal të niset drejt Milanos, Interi duhet të largojë mbrojtësin uruguaian Diego Godin, të cilin e ndan vetëm zyrtarizimi nga skuadra e Cagliarit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona inter vidal barcelona inter vidal

Sondazh

Poll

Sport 16 Shtator 2020, 11:25

GJERMANI– Nga Gjermania trajneri i Wolfsburgut Oliver Glasner ka folur në konferencën për shtyp përpara udhëtimit për në Shqipëri ku këtë të enjte skuadra e tij...

Sport 15 Shtator 2020, 21:15

SHBA-Basketbollisti spanjoll, Pau Gasol e ka bërë lidhjen e tij të veçantë me familjen e të ndjerit Kobe Bryant edhe më të fortë, pasi sportisti i ka ven...