Sport

Katër pyetje për Fidel Yllin, Liga Profesioniste i përgjigjet qeverisë në distancë

16 Shtator 2020, 12:00 Nga DOSJA
Katër pyetje për Fidel Yllin, Liga Profesioniste i përgjigjet

TIRANË– Ekipet e futbollit të kategorisë superiore kanë vendosur të mos fillojnë kampionatin e futbollit deri sa qeveria Rama të plotësojë paketën e kushteve që ata kanë artikualuar që pas fillimit të situatës së Covid 19. Ky vendim që u formalizua ne mbledhjen e përfaqësuesve të ligës profesioniste që u mbajt gjatë udhëtimit të Kombëtares në Minsk.

Megjithatë “lufta” në distancë mes qeverisë dhe futbollit vazhdon ende. Sot Liga ka reaguar ndaj deklaratave të djeshme nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm të saj, Dritan Kadia. Ky i fundit vazhdon me qëndrimin se kryeministri është i vetmi, që ka fuqinë ta zgjidhë këtë problem dhe ka katër pyetje për Yllin dhe Denajn në lidhje me deklaratat e tyre të djeshme.

REAGIMI I LIGËS SË KATEGORISË SUPERIORE:

I dashur zoti Fidel! E ndoqa me vëmendje konferencën e shtypit që ju dhe Ministria e Financave, zonja Denaj dhatë dje për mediat. T’ju them të drejtën prisja një qëndrim më mbështetës për kërkesat e Ligës, të cilat në fakt janë premtime të drejtpërdrejta e të bëra fjalë për fjalë, nga Kryeministri përpara 18 muajsh.

Sigurisht që është e drejta juaj të bëni politikë me gjithçka, por komuniteti i futbollit nuk ndihet i nderuar nga kjo prirje. Konferenca e djeshme e shtypit nuk i dha përgjigje disa pyetjeve:

1) Pse nuk i përmbushni, derisa i konsideroni të drejta kërkesat e Ligës?

2) A janë prej kohësh të njohura për qeverinë kërkesat e ligës?

3) Përse ministria e financave do të bisedojë me ne, kur ajo dhe qeveria, siç deklaroi edhe dje, janë kundër kërkesave të ligës?

4) Pse qeveria bën një të ashtuquajtur ligj për sponsorizimet që nuk e ka asnjë vend europian e ballkanik? Pse nuk miraton një ligj si Maqedonia, Kosova, Hungaria, Gjermania etj etj, “Ligjin për sponsorizimin”, që propozon Liga?

Unë si Sekretar i Ligës mbetem ne dispozicionin tuaj për çdo informacion që ju kërkoni. E përsëris edhe një herë ftesën në adresën tuaj, të vini për një takim në selinë e ligës. Gjithashtu, ju lutem t’i përcillni Kryeministrit si i vetmi person që mund të krijojë një vullnet politik të shumicës për zgjidhjen e katër kërkesave, gatishmërinë e përfaqësuesve të tryezës së presidentëve për t’u takuar e biseduar me të. Me respekt, Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Profesioniste, Dritan Kadia.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fidel ylli liga profesioniste fidel ylli liga profesioniste

Sondazh

Poll

Sport 16 Shtator 2020, 11:25

GJERMANI– Nga Gjermania trajneri i Wolfsburgut Oliver Glasner ka folur në konferencën për shtyp përpara udhëtimit për në Shqipëri ku këtë të enjte skuadra e tij...

Sport 15 Shtator 2020, 21:15

SHBA-Basketbollisti spanjoll, Pau Gasol e ka bërë lidhjen e tij të veçantë me familjen e të ndjerit Kobe Bryant edhe më të fortë, pasi sportisti i ka ven...