Sport

Neymar me “bodigard” special, Felipe Melo i del në mbrojtje brazilianit pas sherrit me lojtarin e Marseille: Duhet të luaj

15 Shtator 2020, 17:54 Nga DOSJA
Neymar me “bodigard” special, Felipe Melo i del në mbrojtje

PARIS-Sfida e kësaj jave në kampionatin francez mes PSG dhe Marseille përfundoi në një mënyrë të shëmtuar teksa futbollistët e të dyja skuadrave nuk mbajtën dot nervat dhe shpërthyen në sherr. Një episod nga i cili nuk shpëtoi edhe Neymar, i cili kishte inatin me një prej mbrojtësave të Marseille, të cilin e goditi pas koke. Një gjest që u kap nga VAR dhe bëri që braziliani të ndëshkohej me karton të kuq, ndërsa tashmë sulmuesin mund ta pres edhe një dënim shembullor.

Mirëpo, pas ndeshjes, Neymar sqaroi se inati i tij me futbollistin Alvaro ishte për shkak se ky i fundit u tregua racist. Në rrjetet sociale, braziliani u shpreh se pendimi i tij i vetëm është që nuk bëri më shumë ndaj një personi racist, ndërsa për të mbështetur patriotin e tij ka reaguar edhe Felipe Melo.Ish-mesfushori i Juventus dhe Inter ka komentuar në statusin e Neymar, duke u shprehur:

Bëre mirë. Sa keq që nuk luaja unë kundër atij racisti m**i”. RMC Sport shpjegon se Neymar rrezikon të qendrojë jashtë deri në 7 javë. Ky është dënimi i parashikuar nga FFF në rast të një akti të dhunshëm ose goditje ndaj kundërshtarit me lojë të ndalur.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport felipe melo marseille neymar psg felipe melo marseille neymar psg

Sondazh

Poll