Sport

Çdo gjë e përfunduar! Marash Kumbulla firmos kontratë 5 vjeçare me Romën, lojtari do të zbarkojë në kryeqytetin italian

16 Shtator 2020, 08:46 Nga DOSJA
Çdo gjë e përfunduar! Marash Kumbulla firmos kontratë 5

ROMË-Marash Kumbulla do të jetë futbollisti më i ri i Romës. Pas shumë tentativave të Lazios dhe Interit, mbrojtësi shqiptar ka pranuar ofertën e kryeqytetasve, duke mbyllur një “telenovelë” të gjatë.

Pavarsisht bisedimeve të shumta mes drejtuesve të Veronës dhe atyre të Interit e Lazios, presidenti i Veronës, Setti nuk priti më dhe pranoi ofertën e Romës që i paraqiti një marrëveshje për huazimin 1-vjeçar të 20-vjeçarit me detyrim blerjeje sezonin e ardhshëm për shumën e 30 milionë eurove.

Pasi diskutoi me agjentin e tij, Kumbulla i ktheu përgjigje pozitive Romës mbrëmjen e të martës, duke u transferuar përfundimisht në kryeqytetin italian, aty ku pritet të zbarkojë sot në orën 16:35, ndërsa do të firmosë edhe kontratën 5-vjeçare me klubin e drejtuar nga Fonseca me të cilët do të përfitojë 1,5 milionë euro në sezon plus bonuset.

 E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport marash kumbulla setti verona marash kumbulla setti verona

Sondazh

Poll

Sport 15 Shtator 2020, 21:15

SHBA-Basketbollisti spanjoll, Pau Gasol e ka bërë lidhjen e tij të veçantë me familjen e të ndjerit Kobe Bryant edhe më të fortë, pasi sportisti i ka ven...