Sport

Flet trajneri i Besës pas dhunës, Magani: Arbitri ishte kundër nesh, kartoni i kuq ishte gabim me dashje

13 Prill 2019, 15:52 Nga DOSJA
Flet trajneri i Besës pas dhunës, Magani: Arbitri ishte kundër

Trajneri i ekipit Besa, Gugash Magani foli pas ndeshjes në Kavajë me Bylisin, i cili akuzoi arbitrin Klajdi Kola se ishte kundër ekipit kavajas dhe e mbushi kupën me kartonin e kuq.

Reagimi i Gugash Maganit

Dua ta filloj nga pjesa teknike e lojës. Ka qenë prej dy faktorëve. Nuk e administruam presionin. Dua ta filloj nga pjesa teknike e lojës. Ka qenë prej dy faktorëve. Nuk e administruam presionin, sepse mund të luanim edhe për barazim. E dyta, arbitrat kanë qenë të paragjykuar që kur erdhën. Kam gjithë të drejtën t’i paragjykoj këto arbitra, pasi pamë lojën. Unë nuk jam një trajner i ri, që t’ia lë fajin të tjerëve. Ne kemi mëkatet tona. Kemi bërë një ndeshje të dobët, por ishte 0-1, dhe mund të ndryshonte nga momenti në moment. Goli i bërë nga Ballshi, ishte faull para se topi të shkonte atje. Kemi dyshime për një penallti në fillim të ndeshjes. Kartoni i kuq ia vuri vulën çdo gjëje. Nuk e imagjinoj dot një njeri që ka kaq vite që arbitron. Nuk e kuptoj pse dha karton të kuq për lojtarin tonë. Gjyqtari ka qenë padiskutim kundër nesh.

Kemi pasur sinjalizime nga presidenti, që do vijë arbitër i FIFA-s, dhe do ishte mirë për të dyja skuadrat. Loja fitohet në fushë, dhe arbitrat thjesht mbajnë drejtësi. Por, ky gjyqtar ishte shumë i paragjykuar. Edhe po të mos dilnim në fushë, do e merrte kundërshtari ndeshjen në fushë. Nuk mund ta them është i paaftë ky gjyqtar apo jo, për sa kohë gjykon në Superiore. Rasti i kartonit të kuq them që është gabim me dashje. Ne jemi mësuar që në Shqipëri të mos themi të vërtetën ne trajerat, por unë po e them. Unë marr përsipër ndeshjen jo të mirë të ekipit tim, por them edhe gabimet e arbitrave.

Trajneri i Besës, Gugash Magani

Marrë nga Panorama Sport. 

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport arbitri besa bylis dhuna ne kavaje gugash magani klajdi kola arbitri besa bylis dhuna ne kavaje gugash magani klajdi kola

Sondazh

Poll

Sport 12 Prill 2019, 14:03

Ky është momenti tronditës kur një peshëngritëse femër thyen krahun e saj në dy vende, pasi u po bënte provën e saj në shtytje.Gaele Nayo-Ketchanke po përpiqej ...