Sport

Merr fund ndeshja Besa-Bylis, arbitrat nuk kthehen në fushë pas dhunës (Video)

13 Prill 2019, 14:55 Nga DOSJA
Merr fund ndeshja Besa-Bylis, arbitrat nuk kthehen në fushë pas

KAVAJË- Ndeshja mes  Besës dhe Bylisit është ndërprerë, pasi dhuna në fushë është shfaqur sërish. Ishte minuta e 78, kur u vendos që kjo ndeshje të ndërpritej, pasi tifozës kanë qëlluar me sende të forta gjyqtarin anësor.

Situata ka dalë jashtë kontrollit sa është dashur dhe ndërhyrja e Policisë, e cila ishte e pranishme në stadium.  Ka qenë një faull i shkaktuar nga Danaj, që është ndëshkuar me karton të kuq, që ka sjellë irritimin e tifozëve.

Tashmë ndeshja është mbyllur në Kavajë pasi arbitrat kanë vendosur të mos kthehen më në fushë si pasojë e incidentit të dhunshëm.

Ndërpritet ndeshja në Kavajë on Vidnews.

Një përballje mund të vendosë shumë për objektivin që kanë këto ekipe në këtë kampionat. Aktualisht, ballshiotët janë tri pikë më shumë se Besa.

Besa dhe Bylis janë përballur dy herë këtë sezon. Në fazën e parë, kavajasit kanë fituar 2-0 në fushën e tyre, ndërsa në fazën e dytë kanë barazuar 0-0 në Ballsh. Për momentin, Besa është më e avantazhuar në ndeshjet direkte.

Ky incident do të jetë objekt diskutimi në Komisionin e Disiplinës, ku pritet që Besa të ndëshkohet.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport besa bylisi dhuna ne futboll dhunohet arbitri kampionati shqiptar besa bylisi dhuna ne futboll dhunohet arbitri kampionati shqiptar

Sondazh

Poll

Sport 12 Prill 2019, 14:03

Ky është momenti tronditës kur një peshëngritëse femër thyen krahun e saj në dy vende, pasi u po bënte provën e saj në shtytje.Gaele Nayo-Ketchanke po përpiqej ...