Aktualitet

‘Unë jam gjithë ditën i pafajshëm!’/ Sandër Lleshaj ngre duar për Gjovalin Lokën: E kam gjetur në detyrë, e

15 Shtator 2020, 20:21 Nga DOSJA
‘Unë jam gjithë ditën i pafajshëm!’/ Sandër

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur sërish për efektivin e Policisë së Shtetit, Gjovalin Loka dhe të shkuarën e tij. 

Lleshaj u shpreh se Loka nuk ka pasur një rol aktiv në sigurimin e shtetit dhe për këtë aryse nuk ka përse të largohet nga detyra. 

PYETJE: Çfarë përgjegjësie mbani për Gjovalin Ndokën?

Sandër Lleshaj: Atë e kam gjetur në detyrë. Ai e ka kaluar Vettingun. Ky rast është hetuar nga Komisioni i Vlerësimit. Unë jam gjithë ditën i pafajshëm.

Më 19 gusht, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit në Policinë e Shtetit, konfirmoi në detyrë Gjovalin Lokën dhe Artan Shkëmbin. KJV pohoi se Loka ka qenë pjesë e ish-sigurimit të shtetit, por sipas verifikimeve, Loka nuk ka marrë asnjë vendim dhe nuk ka firmosur asnjë dokument, përgjatë muajve të shkollimit dhe trajnimit si operativ në strukturat e asaj kohe. Ai ka qenë për gjashtë muajtë e parë të vitit 1991, operativ dhe  kjo për demokratët është një shkelje dhe ai nuk duhet të ishte më pjesë e strukturave policore.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjovalin loka sander lleshaj gjovalin loka sander lleshaj

Sondazh

Poll