Aktualitet

‘Ortak’ me të vëllanë si pjesë e grupit të Met Kananit, zbardhet e shkuara e Preng Gjinit që ‘u mbyt’ në gjak sot

15 Shtator 2020, 20:09 Nga DOSJA
‘Ortak’ me të vëllanë si pjesë e grupit të

TIRANË– Preng Gjini, 51-vjeçari që ra sot pre e një atentati me tritol është një person me të shkuar të ‘errët’. Dosja.al ka mësuar se Preng Gjini, ka qenë pjesë e grupit të Met Kananit, i cili është cilësuar  si “baron i madh i drogës” pasi deri para arrestimit në muajin mars të vitit 2018, kontrollonte rrugët kyçe të trafikut të kanabisit, heroinës dhe kokainës përmes Turqisë me destinacion vendet e BE.

Në mesin e të arrestuarve, përveç të vëllait, Armando Gjini që njihej edhe si Tonin Gjini, ishte edhe shënjestra e atentatit të sotëm. E gjithë banda përbëhej nga 66 persona të kombësive të ndryshme dhe në mesin e tyre ishin edhe dy vëllezërit Gjini.

Një tjetër vend ku është skeduar dhe dënuar Gjini është edhe në Itali. Gjini është dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni në Itali, ku dyshohet se ishte përfshirë në ‘bizneset’ e Gasper Reçit. Ky i fundit u vra në Romë, si pasojë e një atentati në vitin 2017.

Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme. Ai ra pre e një atentati me tritol, teksa udhëtonte me automjetin e llojit Mercedez Benz, të tipit “A Class”. Bashkë me të kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur, të cilët ndodheshin rastësisht pranë mjetit kur ndodhi ngjarja.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet armando gjini gasper reci met kanani preng gjini armando gjini gasper reci met kanani preng gjini

Sondazh

Poll