Aktualitet

Artan Hoxha nxjerr videon nga atentati në Shëngjin: Ja kush është shënjestra që shpëtoi se u bllokua arma, u ndoq për 20

15 Shtator 2020, 19:45 Nga DOSJA
Artan Hoxha nxjerr videon nga atentati në Shëngjin: Ja kush

TIRANË – Abc News siguron pamje ekskluzive nga atentati që ndodhi në mes të ditës në 14 gusht në Shëngjin dhe që u denoncua në media vetëm pak ditë më parë. Në videon e dytë të siguruar nga Abc News duket ndjekja që autorët i kanë bërë “shënjestrës” të pa shqetësuar në rrugët e qytetit. Në video duket momenti kur në lagjen ‘’Xhenjo’’ në rrugën Lezhë-Shëngjin, dy autorët ende të paidentifikuar lëvizin me një motoçikletë dhe skafanda në kokë dhe qëllojnë më armë zjarri pistoletë në drejtim të makinës tip Mercedes Benz C Class me ngjyrë gri me targa AA 811 AB.

Në makinë duken shenjat, teksa plumbat e kanë tejshpuar, por fatmirësisht nuk kanë plagosur personat që ishin brenda, Besnik Reci, i cili po udhëtonte në mjetin e tij me bashkëshorten dhe 2 djemtë e mitur. Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në studion e Abc News përmes pamjeve të reja dhe informacioneve mbi “shënjestrën” dhe autorët hodhi më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë ende të pazbuluar.

Ai tha se autorëve u është bllokuar armë e parë me silenciator, ndërsa më pas përdorën tjetrën pa silenciator të qetë dhe të pa shqetësuar në mes të ditës. Hoxha tha se  Besnik Reci nuk është marrë në mbrojtjen e policisë pavarësisht se cfarë ndodhi.

“Ngjarja është një atentat i dështuar, nuk arritën ta eliminonin. Në 15 gusht në aksin që lidh Shëngjinin me Lezhën, pasi kishte mbaruar plazhi, aty krijohet një radhë e madhe makinash, familja Reci u godit. Për shkak të trafikut të rënduar, Reci nuk iku për në Laç, por iku për në Shkodër, autorët e ndoqën. Ka qenë një skemë filmash. Një automjet që ecën me shpejtësi ku ndodhet një familje dhe një motor ku ndodhen dy persona që këmbëngulin për ta ekzekutuar. E kanë ndjekur për 20 km, deri kur Besnik Reci i ka bërë me shenjë policisë. Në Shkodër shkoi policia e Lezhës dhe e mori. Ai ka dashur që deklarimin ta bëjë në Shkodër. Autorët janë zhdukur pa gjurmë.  Nuk rezulton person problematik, ka një lokal, është familjar. Personi në fjalë vijon jetën normalisht, nuk është larguar, është detyruar që të shkojë në punë se do të mbajë familjen. Por nuk është marrë në mbrojtje nga policia. Ndaj ti është qëlluar tre herë. Por shoferi veproi shpejt dhe u largua. Pistoleta që përdorin autorët është me silenciator. Arma u është bllokuar, dhe nuk patën mundësi të qëllojnë më shumë se tre herë. E qëlluan së dyti gjatë ndjekjes në qytet dhe rrugës. Arma tjetër që hapën zjarr nuk është ishte më me silenciator dhe qëlluan haptazi pa e vrarë mendjen se mund të ketë polici përpara, apo njerëz rrugës. Kjo më shqetëson lehtësia me të cilën vrasës të tillë marrin guximin,”- tha ai.

Marrë nga Abcnews.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha besnik reci artan hoxha besnik reci

Sondazh

Poll