Aktualitet

A ka grup të strukturuar kriminal që kryen vrasje në Shqipëri ? Ja si përgjigjet Lleshaj: Policia dështoi sot…

15 Shtator 2020, 19:30 Nga DOSJA
A ka grup të strukturuar kriminal që kryen vrasje në

TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i ftuar në emisionin “Open” ka folur lidhur me ngjarjet që kanë tronditur venedin. I pyetur nga gazetarja Anila Hoxha se a ka grupe të strukturuara kriminale në Shqipëri, ministri u shpreh pozitivisht.

“Sigurisht që këto grupe kanë mjetet e tyre, eksplozivet janë një nga këto. Grupet kanë ekzistuar , janë rralluar sepse janë ndëshkuar, por nuk përjashtoj ekzistencën e celulave të tilla. Kemi 330 raste armësh të kapura, ështja është që të vendosim gjithë mekanizmat që të minimizojmë veprimtarinë e tyre,”-tha Lleshaj. 

Më tej, në fjalën e tij, ministri i Brendshëm foli edhe për ngjajrjen e sotme, duke e cilësuar si dështim të Policisë së Shtetit. 

“Policia ka dështuar sepse ngjarja ka ndodhur. Kemi mijëra ngjarje që nuk ndodhin sepse i parandalon Policia. Policia ka parandaluar sepse ka kufizuar krimin në vend,”-shtoi ai.   

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sander lleshaj shperthim me tritol tek ura e nisharakut sander lleshaj shperthim me tritol tek ura e nisharakut

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Shtator 2020, 18:38

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në studion e Abc News u shpreh se ngjarja e sotme, atentati ndaj Preng Gjinit te “Vasil Shanto” është kro...