Aktualitet

“Pse s’mi hodhe mbeturinat”/ Sherri i rëndomtë që solli vrasjen në Bathore, viktima dhe autori ishin në sherr për sh

15 Shtator 2020, 19:25 Nga DOSJA
“Pse s’mi hodhe mbeturinat”/ Sherri i rëndomtë

TIRANËDosja.al ka mësuar se sherri i sotëm që ka sjellë vrasjen në Bathore, ka nisur për mbeturinat. Jetmira Hasani, viktima, jetonte në katin e dytë edhe pse ishte divorcuar prej katër vitesh me të vëllanë e autorit, Agron Tanushi.

Prej kohësh, viktima dhe autori kishin konflikte pasi Hasani pretendonte se kishte ‘pjesë’ në shtëpinë e ish-burrit, ndërsa sot, gjithçka ka nisur për mbeturinat.

“Pse s’mi hodhe mbeturinat,”- mësohet t’i ketë thënë Tanushi Hasanit, duke i kërkuar llogari. Viktima ka replikuar me të, duke ‘nxehur’ gjakrat. Më pas, 31-vjeçari ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi të renë. Jetmira Hasani vdiq në vend ndërsa Tanushi u largua bashkë me armën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agron tanushi jetmira hasani vrasje ne bathore agron tanushi jetmira hasani vrasje ne bathore

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Shtator 2020, 18:38

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në studion e Abc News u shpreh se ngjarja e sotme, atentati ndaj Preng Gjinit te “Vasil Shanto” është kro...