Atentati ndaj Preng Gjinit, Klodiana Lala: U përsërit skenari i Skerdilajd Konomit, krimi nuk pyet më për kalimtarë
15 Shtator 2020, 19:30Nga DOSJA
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se atentati ndaj Preng Gjinit i ka kujtuar ngarjen e rëndë që solli vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi. E ftuar në emisionin ‘’Real Story’’, Lala tha se me ngjarjet përkon edhe mujai, ku po në shtator, 11 vite më parë u vra Konomi në qendër të Vlorës.
Lala thekson se autorët dhanë një mesazh të qartë, dhe se lanë të kuptohej se tashmë nuk e kanë më problem të vrasin edhe kalimtarë vetëm për të arritur qëllimin.
“Në momentin e parë ishte e paqartë. Kemi siguruar pamjet nga momenti i parë të personit. Ngjarja që më shkoi që në momentin e parë ishte ajo e Skerdilajd Konomit, koha dhe vendi ku është gjetur, pra po jepej një mesazh i qartë. Krimi i organizuar nuk pyet nëse vret dhe kalimtarë, do të arrijë qëllimet. Familja Gjini ka pasur edhe të tjerë të vrarë. Ky është vëllai i Armando Gjinit që është ekzekutuar me kallashnikov para Katedrales në Rrëshen, para familjes së tij. Bëhet fjalë për një përplasje të fortë të fiseve në Rrëshen. Vëllai i tij ka qenë pjesë e grupit kriminal të Met Kananit,”– tha Lala ndër të tjera.
Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme. Ai ra pre e një atentati me tritol, teksa udhëtonte me automjetin e llojit Mercedez Benz, të tipit “A Class”. Bashkë me të kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur, të cilët ndodheshin rastësisht pranë mjetit kur ndodhi ngjarja.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Dosja.al ka mësuar se sherri i sotëm që ka sjellë vrasjen në Bathore, ka nisur për mbeturinat. Jetmira Hasani, viktima, jetonte në katin e dy...
TIRANË– Ditën e sotme kreu i PD-së, Lulzim Basha ka qenë prezent në ceremoninë e shugurimi ipeshkvor Sh.T. Imzot Arjan Dodaj si Ipeshkëv Ndihmës i...
TIRANË– Policia e Shtetit ngrihet në këmbë. Pas atentatit me tritol të ndodhur në Tiranë, forca të shumta të FNSH-së janë nisur në drejtim të Mirditë...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në studion e Abc Neës ka zbuluar një ngjarje të ndodhur pak ditë më parë, që nuk është bërë publike. Art...
TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar nga tentativa e sotme për eliminimin e Preng Gjinit, vëllait të Armando Gjinit, i cili u vra në Rrëshen. Burime t...
TIRANË–Ka shkuar në dy numri i kalimtarëve të lënduar gjatë atentatit që ndodhi mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Përveç një shtetasi italian që u pla...
Aktualitet15 Shtator 2020, 18:38
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në studion e Abc News u shpreh se ngjarja e sotme, atentati ndaj Preng Gjinit te “Vasil Shanto” është kro...
TIRANË– Videoja që po shikoni vjen nga vendi i ngjarjes, pranë Urës së Nisharakut ku Preng Gjini ra pre e një atentati me tritol. Siç shihet edhe ng...