Aktualitet

Banorët e Durrësit protestojnë para Bashkisë, kërkojnë shembjen dhe rindërtimin e pallatit që u dëmtua nga tërmeti i 2

15 Shtator 2020, 09:55 Nga DOSJA
Banorët e Durrësit protestojnë para Bashkisë,

DURRES– Banorët e lagjes nr. 18 në Durrës po protestojne para Bashkisë pasi kërkojnë që pallati i tyre që është dëmtuar gjatë tërmetit të 26 nëntorit të shembet e të rindërtohet.

Banorët kanë kërkuar që pallati të shembet dhe të rindërtohet nga e para. Aktualisht ata po trajtohen me bonus qiraje nga bashkia e Durrësit. Protestuesit kërkojnë një ekspertizë nga Instituti i Ndërtimit, pasi sipas tyre pallati është shumë i dëmtuar.

Janë 15 banorë ata të cilët kanë çuar në SPAK denoncimin ku akuzojnë ish-drejtues të bashkisë, mes tyre dhe ish-kryebashkiakun Vangjush Dako.

Sipas avokatit, kallëzimi përfshin 10 akuza mes tyre shpërdorim detyre, korrupsion aktiv dhe pasiv, tortura, grup i strukturuar kriminal dhe në të akuzohen si të përfshirë dhe ish-punonjës dhe funksionarë të Bashkisë Durrës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banorët e durrësit në protestë banorët e durrësit në protestë

Sondazh

Poll