Aktualitet

Gjykata e Posaçme e dënoi me 15 vite burg, Domart Konjari i dërgon letër të hapur ambasadës franceze

15 Shtator 2020, 09:13 Nga DOSJA
Gjykata e Posaçme e dënoi me 15 vite burg, Domart Konjari i

TIRANE– Gjykata e Posaçme ka dënuar me 15 vite burg Domart Konjarin, të akuzuarin për veprat penale të “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarise kriminale”, “Organizata Kriminale”. Ai u dënua në mungesë pasi ndodhet në arrati.

Mirëpo nuk ka vonuar shumë dhe Konjari u ka dërguar letër nga arratia Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Ambasadës së Francës në Tiranë. Ai pretendon se në Shqipëri po i shkelen të drejtat e tij.

Sipas tij dhe avokatëve të tij, të dënuarit po i cënohen të drejtat e se proçesi është i deformuar dhe dënimi është i padrejtë.

Dosja e tij është transferuar nga Franca për në Shqipëri dhe ndër të tjera ai akuzohet edhe për vrasjen e Devi Kasmit në vitin 2018.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrati domart konjari leter per ambasaden franceze arrati domart konjari leter per ambasaden franceze

Sondazh

Poll