Aktualitet

Zhvilloi ceremoni festive gjatë pandemisë, gjobitet pronari i lokalit me 1 milionë lekë

15 Shtator 2020, 09:30 Nga DOSJA
Zhvilloi ceremoni festive gjatë pandemisë, gjobitet pronari i lokalit

SHKODER– Pronari i një lokali në Shkodër është gjobitur me 1 000 000 lekë pasi ka organizuar ceremoni festive gjatë kohës së pandemisë duke rënë kështu në kundërshtim me ligjin.

Në këtë lokal organizoheshin ceremoni festive të cilat ishin në kundërshti me Aktin Normativ duke mos respektuar kështu protokollet e sigurisë.

Policia e Shkodrës kërkon nga pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

NJOFTIMI I POLICISE:

Shkodër

Policia e Shkodrës ka ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë, pronarin e një lokali, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar një lokal në të cilin kishte organizuar ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë. Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarit të subjektit, shtetasit V. M., masën administrative 1.000.000 lekë. Policia e Shkodrës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobe pronari i lokalit gjobitet gjobe pronari i lokalit gjobitet

Sondazh

Poll