Aktualitet

“Ka pasur ekspuls në Itali”/ Flet tezja e 33-vjeçarit që u ekzekutua me 14 plumba në Rrogozhinë: E mori në vitin 2007

15 Shtator 2020, 09:53 Nga DOSJA
“Ka pasur ekspuls në Itali”/ Flet tezja e 33-vjeçarit

RROGOZHINË- Tezja e Klevis Kapllani, që u ekzektua me armë zjarri, ka treguar se 33-vjeçari ka pasur një ekspuls në Itali në vitin 2007.

Dimë që ka pasur ekspuls në Itali në 2007. E kam çun motre”, ka thënë ajo Report Tv.

Ndërkohë, një tjetër familjar i të riu, është shprehur se e mori vesh lajmin nga mediat. “Ka qenë në Itali më shumë, s’di të ketë ndonjë problem. E kam marrë vesh lajmin nga TV”, ka thënë ai.

Ngjarja e rëndë në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës ndodhi mbrëmjen e djeshme. 33-vjeçari u ekzektua me 14 plumba brenda makinës së tij “Fiat Punto”. Autorët i zunë pritë 200 metra larg banesës së tij dhe e vranë me një armë me silenciator. Babai i një fëmije 2 muajsh ishte person me precedent penal dhe është dënuar në herët në Itali për trafik droge. dyshohet se ngjarja ndodhi për larje hesapesh.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klevis kapllani vrasje në rrogozhinë klevis kapllani vrasje në rrogozhinë

Sondazh

Poll