Aktualitet

Sekuestrohen 20 mijë paund të padekalaruara në Doganën e Rinasit, ndalohet shtetasi shqiptar nga Elbasani

15 Shtator 2020, 09:39 Nga DOSJA
Sekuestrohen 20 mijë paund të padekalaruara në Doganën e

TIRANË- Ditën e sotme  policia ka sekuestruar shumën e parave 20 mijë paund të padeklaruara në aeroportin e Rinasit. Policia bën me dije se është ndaluar shtetasi me inicilae B.M.

Policia bën të ditur se shuma e parave është gjetur në çantën e shpinës së 43-vjeçarit  gjatë kontrolleve të kryera në strukturat e Degës Doganore në Rinas. Mësohet se poseduesi i shumës së parave ishte nga Elbasani.

Njoftimi i policisë

Rinas

Policia Kufitare e Rinasit parandalon dhe godet një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 20.240 paund.

Procedohet penalisht 43-vjeçari, poseduesi i shumës së parave.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në bashkëpunim me autoritetet doganore në hyrje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, shtetasin B. M., 43 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit të imtësishëm, shtetasit B. M., Policia i gjeti në çantën e shpinës 20.240 paund.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tirane tirane

Sondazh

Poll