Aktualitet

Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë/ Shoqërohen në Polici 15 prej tyre, iu kërkohet “llogari” se kush ishte org

15 Shtator 2020, 08:46 Nga DOSJA
Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë/

BALLSH- Ditën e sotme naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë, pasi kërkojnë pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës. Naftëtarët kërkojnë takim me ministren Balluku dhe shprehen se nuk kanë me çfarë të ushqejnë fëmijët e tyre.

“Një reagim ka pasur dje në faqen e kryeministrit Edi Rama. Është mbajtur një takim mes kryeministrit, ministres dhe kompanisë.  Presim një përgjigje nga ata që bënë kontratën.”, thanë naftëtarët.

Ndërkohë, gjatë protestës së djeshme në qytetin e Ballshit pati përplasje mes protestuesve dhe uniformave blu. Pas përplasjeve policia ushtroi kontrolle në banesa dhe rreth orës 19:00 të pasdites dhe  ka shoqëruar 15 persona në komisariat. Naftëtarët thonë se gjatë marrjes në pyetje, policia ka kërkuar informacion se përse ishin mbledhur dhe se kush e organizoi tubimin.  Pas kësaj procedure në komisariat, protestuesit shprehen se janë lënë të lirë.

Kjo është protesta e disatë e naftëtarëve të Ballshit. Edhe më herët ata kanë kërkuar pagat e prapambetura dhe i kanë bërë edhe kërkesë ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, por kjo e fundit nuk u është përgjigjur.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet naftetaret e ballshit ne proteste naftetaret e ballshit ne proteste

Sondazh

Poll