Aktualitet

Akuzohet për mashtrim/ Kjo është gjyqtarja që do gjykojë Luan Dacin, senaca e parë më 25 shtator

15 Shtator 2020, 09:22 Nga DOSJA
Akuzohet për mashtrim/ Kjo është gjyqtarja që do

TIRANË- Gjyqtarja Ilirjana Olldashi është përzgjedhur me short për gjykimin e procesit ndaj gjyqtarit Luan Daci, i cili akuzohet për falsifikim. Mësohet senaca e parë në gjykatë do të zhvillohet më 25 shtator.

Pak muaj më parë Komisioni i Posaçëm i Apelimit pezulloi nga detyra gjyqtarin Luan Daci, pasi ky i fundit u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për falsifikim dokumentash.

Ky vendim erdhi pasi SPAK i komunikoi Dacit akuzën për falsifikim dokumentash. Daci u denoncua nga ish-prokurorja Antoneta Sevdari, e cila e akuzoi për mashtrim të institucioneve shqiptare.

Akuzat e Sevdarit u provuan edhe nga SPAK, e cila doli në konkluzionin se Daci nuk u largua nga sistemi, po u shkarkua për paaftësi në punë në vitin 1997. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Daci ka paraqitur të dhëna të rreme, kur ka aplikuar për të qenë pjesë e trupës së KLP në vitin 2017.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilirjana olldashi luan daci ilirjana olldashi luan daci

Sondazh

Poll