A ka rrezik për rritjen e rasteve pas hapjes së shkollave? Manastirliu: Janë analizuar disa skenarë për rrezikun
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu ka folur lidhur me rreziqet e hapjes së shkollave për pandeminë. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion” ajo tha se vendimi për hapjen e shkollave nuk ka qenë i lehtë dhe se janë analizuar disa skenarë për rrezikun.
“Nuk ka qenë një vendim i lehtë. Jemi konsultuar me ekspertët më të mirë vendas, por gjithashtu edhe me rekomandimet që kanë dalë në kuadër të studimeve të organizuara nga OBSH apo Qendra Evropiane e Sëmundjeve, mbi çfarë ka ndodhur gjatë pandemisë, sa i përket hapjes së shkollave. Kemi analizuar gjatë situatën epidemiologjike, duke vendosur disa skenarë për rriskun. Hapja e shkollave, pavarësisht protokolleve të sigurisë që të gjitha shkollat kanë marr masa për t’i zbatuar, ka rrezik për rritjen e rasteve dhe shfaqjen e grupimeve me Covid, por ky rrezik është i ulët”, tha Manastirliu.
Më tej Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se nëse merren masat e duhura ka pak gjasa që shkollat të kthehen në vatra infektimi.
“Të dhënat e deritanishme tregojnë se transmetimi në shkolla ka qenë i rrallë dhe nëse merren masa, ka pak gjasa që këto mjedise të kthehehen në vatra infektimi, siç janë vendet me densitet të lartë”, u shpreh Manastirliu duke deklaruar se në të gjitha shkollat ka një koordinator shëndeti, që mban lidhjen me strukturat e shëndetësisë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Plagosi babë e bir në Durrës, arrestohet 39-vjeçari (Emri)
DURRËS– Altin Llulla, 39 vjeç, është vënë në pranga pasi akuzohet se ka plagosur babë e bir, mbrëmjen e sotme në Durrës, Haxhi dhe Marenglen B...
Aksident në aksin Vlorë-Fier, dy makina përplasen kokë më kokë, ka viktima
VLORË– Një 55-vjeçar me inicialet F.H., ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sot...
Plagosen babë e bir me armë zjarri në Durrës, krushku i dehur i qëllon dhe largohet nga vendi i ngjares, arrestohet pas dy
DURRËS- Haxhi Balla, 63 vjeç dhe Marenglen Balla, 39 vjeç (babë e bir) kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Mësohe...
Familjarët e Nervida Garunjës kërkojnë ndihmë: Ju lutem dhuroni gjak, s’duam pasoja të tjera nga ai aksident tragjik
TIRANË– Familjarët e Nervida Garunjës, një prej të mbijetuara të aksidentit të tmerrshëm, kërkojnë ndihmë. Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet...
Protestë përballë kryeministrisë për riatdhesimin e fëmijëve të braktisur në kampet e Sirisë, fjalët prekëse të vog
TIRANË– Përballë kryeministrisë po mbahet një protestë për fëmijët shqiptarë të braktisur në kampet e Sirisë. Protestuesit i bëjnë thirrje qeverisë dhe p...
Dy mësues në Korçë dalin me Covid-19, karantinohen katër kolegët e tyre, presin përgjigjen e testit
KORÇË– Dy mësues të cilët japin mësim në një shkollë në Korçë kanë rezultuar të infektuar me Covid-19. Mësohet se mësuesit e kanë marrë...
Infektohen tre punonjëse në Gjykatën e Korçës, dhjetë të tjerë presin me ankth përgjigjen
KORÇË– Sekretarja e Gjykatës së Korçës dhe dy punonjëse të tjera, të cilat qëndronin në të njëjtën zyrë me të, kanë rezultuar pozitive ...
4 viktima dhe 167 të infektuar/ Shkon në 338 numri i të vdekurve nga Covid-19 në Shqipëri, Ministria: Mos ulni vigjilencën
TIRANË– 338 viktima, 4567 të infektuar aktivë dhe 6615 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Flutura Beqo ...
EMRI/ Aksident në Bulqizë, plagosen tre persona, drejtuesja e “Benz”-it që u përplas me furgonin në gjendje të rëndë
BULQIZË– Një 27-vjeçare e identifikuar si Elvira Përkoxha ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pasi është aksidentuar. Ngjarja ka ndodhur pasditen ...