Aktualitet

Dy mësues në Korçë dalin me Covid-19, karantinohen katër kolegët e tyre, presin përgjigjen e testit

14 Shtator 2020, 15:15 Nga DOSJA
Dy mësues në Korçë dalin me Covid-19, karantinohen

KORÇË– Dy mësues të cilët japin mësim në një shkollë në Korçë kanë rezultuar të infektuar me Covid-19. Mësohet se mësuesit e kanë marrë sot përgjigjen e tamponit, ndërsa nuk janë paraqitur në shkollë pasi kishin simptoma të koronavirusit.

Ndërkohë, katër mësues të tjerë, të cilët kanë pasur kontakte me ta, janë karantinuar. Ata presin gjithashtu përgjigjen e tamponit për Covid-19, për të marrë vesh nëse janë të infektuar apo jo.

Dy mësuesit e infektuar japing mësim në dy shkolla të ndryshme, njëri në një gjimnaz të Korçës, ndërsa tjetri në ciklin e ulët të një shkolle 9-vjeçare në këtë qytet.

Ministria e Shëndetësisë nxorri bilancin dhe bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetëen edhe katër pacientë të tjerë me Covid-19, ndërkohë që janë infektuar edhe 167 persona të infektuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet korce mersuesit e infektuar shkolle korce mersuesit e infektuar shkolle

Sondazh

Poll