Familjarët e Nervida Garunjës kërkojnë ndihmë: Ju lutem dhuroni gjak, s’duam pasoja të tjera nga ai aksident tragjik
14 Shtator 2020, 15:30Nga DOSJA
TIRANË– Familjarët e Nervida Garunjës, një prej të mbijetuara të aksidentit të tmerrshëm, kërkojnë ndihmë. Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, ata kanë kërkuar që qytetarët t’i ndihmojnë me dhurim gjaku, pasi e reja ka humbur shumë. Grupi i gjakut nuk ka rëndësi.
“Pershendetje, jam nje familjar i njeres nga vajzat e mbijetuara te aksidentit te ndodhur mbreme, ne dalje te Elbasanit. Njera nga vajzat ka humbur shumë gjak dhe ka nevojë urgjente për të. Mjekët na thanë që nuk ka rëndësi grupi i gjakut, pranohet cilido grup, pasi do e zëvendësojnë më vonë, por për momentin është e rëndësishme të japim gjak. Ju lutem shumë nëse mundeni të na ndihmoni, tek Spitali i Traumës. Vjaza është ajo që ka humbur motrën. Ju lutem na ndihmoni seose nuk dimë ç’të bëjmë,”– shkruhet në mesazh.
Aksidenti ndodhi dje mbrëma, ku në dalje të Tunelit të Kërrabës në Elbasan, dy vajzat ngelën të bllokuara në makinë, dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikëses me mjetet prerëse për të nxjerrë vajzat nga mjeti i dëmtuar. Më shumë se 30 minuta, kaluan dy vajzat në makinë, ndërsa Lusinda Garunja e Xhaneta Qallia humbën jetën në spitalin e Elbasanit. Shkaku kryesor i aksidentit tragjik dyshohet se ka qenë shpejtësia tej normave dhe gjendja e dehur e shoferit të “Benzit”.
Behar Pema, 58 vjeç pas dy testeve të alkoolit kanë dalë mbi normën 0.93 mg/l testi i parë dhe 0.99 mg/ l testi i dytë. I cilësuar si përgjegjës për tragjedinë ai është arrestuar nga policia dhe do të përballet me ligjin për dy akuza. E para, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe e dyta “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” që solli edhe vdekjen e dy të rejave dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerave, Denisa Dibra dhe Nervida Garunja.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Përballë kryeministrisë po mbahet një protestë për fëmijët shqiptarë të braktisur në kampet e Sirisë. Protestuesit i bëjnë thirrje qeverisë dhe p...
TIRANË– 338 viktima, 4567 të infektuar aktivë dhe 6615 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Flutura Beqo ...
BULQIZË– Një 27-vjeçare e identifikuar si Elvira Përkoxha ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pasi është aksidentuar. Ngjarja ka ndodhur pasditen ...
POGRADEC– Gjykata e Pogradecit ka lënë në masën e arrestit me 40 ditë burg, 46-vjeçarin Blerim Bizgjonin që akuzohet se ka abuzuar seksualisht me fqinjën...
FUSHË KRUJË- Zona pranë burgut të Fushë Krujës është përfshirë nga zjarri mesditën e sotme. Mësohet se flakët janë favorizuar nga era qe po fryn dhe j...
SHKODËR– Edmond Dibra, gazetari i sportit në RTSH dhe babai i njërës prej vajzave që u aksidentua një natë më parë në dalje të tunelit të Karrabës, D...
BRITANI E MADHE– Skuadra e ekstradimeve të policisë britanike u ka bërë apel qytetarëve të ndihmojnë në kapjen e dy shqiptarëve të konsideruar si më të kërkuari...