4 viktima dhe 167 të infektuar/ Shkon në 338 numri i të vdekurve nga Covid-19 në Shqipëri, Ministria: Mos ulni vigjilencën
14 Shtator 2020, 14:57Nga DOSJA
TIRANË– 338 viktima, 4567 të infektuar aktivë dhe 6615 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Flutura Beqo nga ISHP-ja bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën edhe katër pacientë të tjerë. Një 59-vjeçar dhe një 78-vjeçar nga Tirana, një 71-vjeçare nga Shkodra dhe një 76-vjeçar nga Lezha kanë ndërruar jetë duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 338 në total.
Nga 862 testime të kryera janë identifikuar 167 të prekur me virusin SARS COV2. Të prekurit e 24 orëve të fundit janë identifikuar në këto qytete: 88 raste në Tiranë, 11 në Durrës, 9 ne Lëzhë, 8 në Elbasan, nga 7 raste Korçë, Fushë-Arrëz, 6 në Krujë, 5 në Vlorë, nga 4 raste Shkodër, Berat, 3 në Gramsh, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Dibër, Malësi e Madhe, Memaliaj.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë bëri thirrje për të mos e ulur vigjilencën. Ndërkohë 46 qytetarë rezultojnë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Nisja e vitit të ri shkollor është një sfidë për strukturat arsimore dhe shëndetësore, të cilat janë në gatishmëri, por kërkohet kontributi dhe bashkëpunimi i nxënësve e prindërve, mësuesve, për të zbatuar rregullat e vendosura dhe për të sinjalizuar në kohë çdo rast të dyshuar, për të frenuar përhapjen e COVID19. Prindërit duhet t’i masin çdo ditë temperaturën fëmijës para se të niset për në shkollë. Për çdo shqetësim, mësuesit duhet të kontaktojnë koordinatorin e shkollës, i cili sinjalizon menjëherë strukturat shëndetësore. Ndërsa nxënësit, nëse gjatë qëndrimit në klasë kanë një shqetësim nga ana shëndetësore, të lajmërojnë menjëherë mësuesin e tyre. Të gjitha institucionet arsimore që sot kanë filluar mësimin duhet të zbatojnë me rigorozitet Udhëzimin mbi masat anti-COVID19 me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit SARS-COV2. Strukturat e sistemit shëndetësor janë në gatishmëri për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar.
Kur dyshoni se jeni i prekur, telefononi urgjencën kombëtare 127 dhe qëndroni në kontakt me mjekun e familjes. Në linjën e gjelbër 0800 40 40 mund të merrni informacionet e duhura rreth COVID19.
BULQIZË– Një 27-vjeçare e identifikuar si Elvira Përkoxha ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pasi është aksidentuar. Ngjarja ka ndodhur pasditen ...
POGRADEC– Gjykata e Pogradecit ka lënë në masën e arrestit me 40 ditë burg, 46-vjeçarin Blerim Bizgjonin që akuzohet se ka abuzuar seksualisht me fqinjën...
FUSHË KRUJË- Zona pranë burgut të Fushë Krujës është përfshirë nga zjarri mesditën e sotme. Mësohet se flakët janë favorizuar nga era qe po fryn dhe j...
SHKODËR– Edmond Dibra, gazetari i sportit në RTSH dhe babai i njërës prej vajzave që u aksidentua një natë më parë në dalje të tunelit të Karrabës, D...
BRITANI E MADHE– Skuadra e ekstradimeve të policisë britanike u ka bërë apel qytetarëve të ndihmojnë në kapjen e dy shqiptarëve të konsideruar si më të kërkuari...
TIRANE-Gjykata e Posaçme ka dënuar me 15 vite burg Domart Konjarin, të akuzuarin për veprat penale të “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve...
TIRANE– Gjyqtarja Mimoza Margjeka është pezulluar nga detyra në mënyrë unanime nga KLGJ.Këshilli i Lartë Gjyqësor u mblodh sot në orën 14.00, dhe vendimin për ...