Aktualitet

Plagosen babë e bir me armë zjarri në Durrës, krushku i dehur i qëllon dhe largohet nga vendi i ngjares, arrestohet pas dy

14 Shtator 2020, 16:25 Nga DOSJA
Plagosen babë e bir me armë zjarri në Durrës, krushku i

DURRËS- Haxhi Balla, 63 vjeç dhe Marenglen Balla, 39 vjeç (babë e bir) kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Mësohet se dy të plagosurit kanë qenë në lagjen nr.14 të qytetit të Durrësit, kur u është afruar autori i ngjarje, Altin Llulla, 39 vjeç me të cilin dy ‘viktimat’ kishin edhe krushqi.

Pas një sherri për motive të dobëta, por që ende nuk dihen konkretisht, Llulla, në gjendje të dehur, ka qëlluar me armë zjarri kundrejt dy personave të tjerë dhe i ka lënë të plagosur. Ai është larguar më pas nga vendi i ngjarjes, për t’u arrestuar, dy orë më vonë. 

Llullës iu sekuestrua edhe arma e llojit “Glock”, me të cilën plagosi babë e bir dhe automjeti “Land Rover”. Dy të plagosurit janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Njoftimi i policisë Durrës

Plagosi me armë zjarri dy shtetas pas nje konflikti te çastit, Policia identifikon autorin edhe po vijon krehja e zones për kapjen e tij. Më datë 14.09.2020, rreth orës 17:45, në lagjen nr.14, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit H.B. dhe M.B., (bab e birë), të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë identifikimin e autorit të dyshuar shtetasi A.Ll., i cili ndodhej nën efektin e alkollot dhe pas plagosjes është larguar nga vendngjarja. Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres plagosen babe e bir ne durres plagosje ne durres durres plagosen babe e bir ne durres plagosje ne durres

Sondazh

Poll