Aktualitet

EMRI/ Aksident në Bulqizë, plagosen tre persona, drejtuesja e “Benz”-it që u përplas me furgonin në gjendje të rëndë

14 Shtator 2020, 14:32 Nga DOSJA
EMRI/ Aksident në Bulqizë, plagosen tre persona, drejtuesja e

BULQIZË– Një 27-vjeçare e identifikuar si Elvira Përkoxha ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pasi është aksidentuar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë Bulqizë, teksa Përkoxha po udhëtonte me një automjet të llojit “Mercedez Benz”, bashkë me vjehrrin e saj.

Ajo është përplasur me një furgon dhe për pasojë, tre persona kanë mbetur të plagosur, porn ë gjendje të rëndë ndodhet 27-vjeçarja.

Përkoxha ishte edhe drejtuesja e mjetit. Ajo po niset me helicopter drejt Tiranës për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore. Ndërsa dy të tjerët e plagosur, nuk janë identifikuar ende, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe polciia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për shkaqet e tij.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne bulqize elvira perkoxha aksident ne bulqize elvira perkoxha

Sondazh

Poll