Aktualitet

Protestë përballë kryeministrisë për riatdhesimin e fëmijëve të braktisur në kampet e Sirisë, fjalët prekëse të vog

14 Shtator 2020, 15:16 Nga DOSJA
Protestë përballë kryeministrisë për riatdhesimin e

TIRANË–  Përballë kryeministrisë po mbahet një protestë për fëmijët shqiptarë të braktisur në kampet e Sirisë.  Protestuesit i bëjnë thirrje qeverisë dhe për të rikthyer fëmijët në Shqipëri. Ndërkohë që një grup i madh njerëzish janë mbledhur për të protestuar, policia po bën thirrje për të shpërndarë protestuesit.

Kjo protestë është organizuar nga Xhetan Ndregjoni, daja i Evës dhe Endrit Dumanit, me anë të një postimi në rrjete sociale ku kërkonte që populli të ngrihej për të kërkuar riatdhesimin e fëmijëve. Qytetarët që kanë marrë pjesë në këtë protestë kanë mbajtur pankarta të ndryshme në duar, një prej të cilave shkruan: Të harruar në Siri, ktheni fëmijët në shtëpi.

Ata shprehen se pa ndërhyrjen e qeverisë është e pa mundur që 51 fëmijët shqiptarë që ndodhen në kampet famëkeqe të Sirisë të rikthehen në vendin e tyre.

 “Këto nëna deputete, ministre, zyrtare a janë të shqertësuara për 16 mijë fëmijët në kampin Al-Hol që nuk dihet si gdhihen e ngrysen. A i vret pak ndërgjegjia. A kanë ndërgjegje këta njerëz që sot çojnë fëmijët e tyre në shkollë dhe 61 fëmijë janë në burgun Al Hol dhe nuk dihet ku do i çojnë. Ne kërkojmë zgjidhje institucionale ose një përgjigje. Do i marrë shteti këta fëmijë apo do i braktisë përfundimisht. Do angazhohet për rikthimin e tyre fëmijëve apo do i braktisë. Nëse do i braktisë, të thojë i kemi braktisur dhe ne nuk do ti braktisim. Janë 61 fëmijë që thërrasin, kërkojnë ndihmë. Ju lutem na ndihmoni të kthehemi në Shqipëri. Ne jemi shqiptarë, asnjë prej nesh nuk e harron momentin kur gazetari Jul Kasapi shkoi në kamp dhe pyeste a ka shqiptarë këtu. Ata fëmijë thërrisnin “jemi këtu”. Ishte Eva që iu afrua e para që i tha jemi shqiptarë, jemi me fëmjë të vegjël, ata janë bij shqiptarësh. Të gjithë bashkë ti kërkojmë falje që nuk i rritëm dot këtu se shteti i lejoi të iknin në luftë. Të gjithë së bashku mund ti kthejmë ata fëmijë dhe të thajmë lotët e këtyre nënave e familjarëve. Nuk di çfarë përgjigje ti jap Evës. Ju lutem të gjithë institucioneve të punojnë për riatdhesimin e fëmijëve dhe të japin një përgjigje se çfarë do bëhet me ta.”-ka thënë Xhetan Ndregjoni para mediave.

Një vogëlush i cili  ishte i shoqëruar nga i ati  i tij në këtë protestë për fëmijët është shprehur i mërzitur për dy kushërinjtë e tij që ndodhen në Siri.

“Doja që dy kushërinjtë e mi të ishin sot me mua në ditën e parë të  shkollës.”– ka thënë vogëlushi në protestën para kryeminsitrisë.

Rastet e fëmijëve shqiptarë të mbetur në kampet famëkeqe të Sirisë nuk  janë të pakta. Mes shumë familjeve shqiptare në Siri, ishte rasti i vogëlushit 11-vjeçar, Alvin Berisha i cili me ndihmën e medias italiane,  “Le Ienne”  arriti të bashkohej me familjen e tij.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet endri dumani eva dumani proteste per femijet ne siri xhetan ndregjoni endri dumani eva dumani proteste per femijet ne siri xhetan ndregjoni

Sondazh

Poll