Aktualitet

Dhunimi i gazetarit Salianji, operatori i 21 janarit: Na hapët barkun! Lajthitje e momentit, Muli, djalë i mirë

13 Prill 2019, 13:39 Nga DOSJA
Dhunimi i gazetarit Salianji, operatori i 21 janarit: Na hapët barkun!

TIRANË- Operatori Ervin Daja, i njohur edhe si operatori që filmoi skenën e vrasjes së 4 protestuesve nga gardistët në protestën e 21 janarit 2011, ka reaguar pas vendimit të një grupi gazetarësh për të protestuar për sjelljen e truprojës së Arta Markut ndaj gazetarit Renaldo Salianji.

Në një status të gjatë në rrjetet sociale, Daja thotë se nuk duhet zmadhuar situata, në kushtet kur gazetarët nuk kanë protestuar kur është kërcënuar gazetari Artan Hoxha, apo edhe sulmi në banesën e Klodiana Lalës.

‘Dilni në protesta kur kërcënohet Artan Hoxha nga hakmarrja për drejtësi, dilni në protesta kur i qëllohet shtëpia me kallash Klodiana Lalës, dilni për lirinë tuaj po sepse në 2018 po ikin gazetarët në azil, por jo që të hiqni Mulin nga puna se na hapet barkun’, shkruan Daja.

Më tej ai thotë se truproja e Arta Markut, është një njeri që i ka ndihmuar gjithnjë gazetarët.

Reagimi i plotë:

Ju lajmesit qe nuk prekeni, na hapet barkun. Ju a kan vene nejher kallashnikovin ne koke? Ju kan vrare njeri para kembeve? Ju kan ndjekur me makina nga Korça ne Tirane? Ka disa episode ne gazetari qe vetem pasi i kalon ato fillon e kupton se sa i prekshem je, dhe nuk i zmadhon kaq shum gjerat kaq te vogla qe ndodhin perdite. Per te gjithe ju qe keni filluar pune dje, Muli sic e quajne oficerin e gardes qe mbron Arta Markun eshte nje nga njerzit me te kualifikuar dhe me popullor me gazetaret, ai ka mbrojtur vipat e politikes sone qe kur ishte Servet Pellumbi kryetar. Jam dakort qe sduhej ta shtynte ate gazetarin qe ka nja 3 muaj ne pune dhe akoma se di qe aty ne ate salle duhej te ishte te vendi qe i takon por kjo se justifikon kete “proteste” madheshtore qe na dashkeni te beni te djelen… Perfundimi eshte qe do e heqin nga puna dhe asnjeriu tjeter sdo ti beni gje. Dilni ne protesta kur kercenohet Artan Hoxha nga hakmarrja per drejtesi, dilni ne protesta kur i qellohet shtepia me kallash Klodiana Lales, dilni per lirine tuaj po sepse ne 2018 po ikin gazetaret ne azil, por jo qe te hiqni Mulin nga puna se na hapet barkun. Dikur kur erdhi sekretari amerikan i shtetit Rumsfeild nje kolegun tone e nxorren hopa nga Rogner sme kujtohet te kemi bere ndonje proteste por te gjith thonim si ja zuri rrugen duhet tja hapte rrugen. Ja kshu eshte secili te beje punen e tij ne menyren qe duhet bere.. Per mua ne 17 vite pune qe kam ne media Muli oficeri i gardes eshte nje njeri shum i mire dhe pozitiv, pavaresisht nje lajthitje te momentit mendoj se ne garde duhen shume me shume djem si Muli…

Ditën e djeshme, truproja e kryeprokurores Arta Marku përplasi në mur gazetarin Renaldo Salianji, i cili i drejtoi mikrofonin për t’a pyetur në lidhje me grabitjen e Rinasit. Një grup gazetarësh ka paralajmëruar protestë, ndërkohë që ende asnjë reagim nuk ka ardhur nga politika dhe prokuroria.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ervin daja renaldo salianji truproja e arta markut ervin daja renaldo salianji truproja e arta markut

Sondazh

Poll