Aktualitet

Protesta e opozitës/ Mbështetësit nga rrethet nisen drejt Tiranës

13 Prill 2019, 12:49 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Mbështetësit nga rrethet nisen drejt

VLORË- Ndërsa na ndajnë vetëm pak orë nga protesta e opozitës e parashikuar për t’u mbajtur në orën 18:00 pranë Kryeministrisë, vijojnë të nisen protestues nga qytet të ndryshme.

Burime bëjnë me dije se nga qyteti i Vlorës, janë nisur rreth 2000 veta. Sipas kreut të PD-së Vlorë, Genc Deromemaj, janë rreth 2000 mbështetës të PD nga bashkia Vlorë dhe Selenicë që do t’i bashkohen protestës së opozitës në Tiranë. Ndërsa, organizimi është bërë me mjete private dhe autobuza. 

Ndërsa, nga Dibra janë nisur rreth  2000 qytetarë, nga Bulqiza  900  protestues drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës e opozitës

Dosja.al ka siguruar pamje nga nisja e protestuesve nga Vlora drejt Tiranës.

Ndërkohë Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë zhvilluar prej një muaji takime në të gjitha qytetet e vendit, ku kanë ftuar qytetarët të që bëhen pjesë e kësaj proteste. Sipas tyre, largimi i Edi Ramës, është zgjidhja për ngërçin politik dhe kthimin e ligjshmërisë në zgjedhje. Për këtë opozita kërkon zgjedhje të parakohshme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 2000 protestues nisen nga vlora protesta e opozites 13 prill 2019 2000 protestues nisen nga vlora protesta e opozites 13 prill 2019

Sondazh

Poll