Aktualitet

Artistët e Teatrit Kombëtar i bashkohen protestës: S’ka për të fituar më mafia në zgjedhje

13 Prill 2019, 11:56 Nga DOSJA
Artistët e Teatrit Kombëtar i bashkohen protestës: S’ka

TIRANË- Protestës së opozitës, e cila do të zhvillohet afër mbrëmjes së sotme, në orën 18: 00, u janë bashkuar edhe artistët e Teatrit Kombëtar, si Rudi Erebara dhe regjisori Robert Budina.

Pjesëmarrjen e  tyre në protestë, artistët e bëjnë me dije  me anë të postimeve në Facebook.  “Ja pse duhet te dalim sot ne proteste!, e  nis postimin e tij Rudi Erebara, duke shtuar se sot të dalim si qytetare të Tiranës t’i themi gjithë Shqipërisë se këtu ka rënë shteti.

Postimi i plotë i Rudi Erebarës:

Pse duhet te dalim sot te gjithe ne proteste?

Sepse ka shume rendesi numri i qytetareve. Sot protesten e opozites duhet ta mbeshtese ne radhe te pare Tirana. Ta mbyllim sot nje here e mire cdo shprese se kjo diktature, kjo mafie, vjedhje, grabitje me dhune, shitja e Shqiperise, shitja e votes, nxjerrja ne rruge nga shtepia si enver hoxha ne 1945, bandat qe kontrollojne parlamentin, nuk kane ku shkojne me. Sistemi ka rene. Shteti po mbahet pas litarit te rrogave.

Te dalim sot si qytetare te Tiranes t’i themi gjithe Shqiperise se ketu ka rene shteti. Se nuk e njohim parlamentin e mafies. Se nuk ka per te fituar me mafia ne asnje zgjedhje. Sepse nuk ka zgjedhje me mafien.

Te dalim te mbeshtesim opoziten, qe te detyrojme opoziten te mos perkulet nda presioni nderkombetar per stabilitet me cdo kusht.

Jo. Te dalim sot, per demokraci me cdo kusht. Prandaj eshte shume i rendesishem numri. Duhet te jemi shume te tregojme se nuk jemi ne ata qe vjedhin aeroporte por eshte qeveria. Nuk jemi ne ata qe mbrojne krimin, por qeveria. Edhe me kete qeveri nuk ka zgjedhje. Te dalim t’i japim fund.

Po ashtu edhe regjisori Robert Budina në postimin e tij në Facebook, iu bën thirrje qytetarëve të dalin në shesh në orën 18: 00, në mbështetje të kauzës së tyre.

Postimi i plotë i Robert Budinës:

E patëm thënë që në krye të herës, që përpjekja për të shëmbur Teatrin Kombëtar do të shënonte fillimin e rënies së kësaj qeverie që e ka çuar vëndin në kolaps! E nisën me grabitjen e pronës publike, për të vazhduar grabitjen e pronës private, të banorëve të Astirit, Bulevardit të ri dhe nesër mund të jetë rradha jote!

Ndaj  për Teatrin, për dinjitetin, për mbrojtjen e demokracisë, për shëmbjen finale të diktaturës,  kundër arrogancës shtetërore, kundër plaçkitjes që kjo qeveri i bën vëndit të vet: SOT TË GJITHË PARA KRYEMINISTRISË në orën 18.00, për një Shqipëri më të mirë!

Robert Budina dhe Rudi Erebara janë përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, zëra të pavarur intelektuale që i bashkohen protestës kombëtare në orën 18:00.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e opozites 13 prill 2019 robert budina rudi erebara protesta e opozites 13 prill 2019 robert budina rudi erebara

Sondazh

Poll