Aktualitet

Protesta e opozitës/ Qytetarët kuksianë zbarkojnë në Tiranë

13 Prill 2019, 13:26 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Qytetarët kuksianë zbarkojnë në

KUKËS- Qindra kuksianë dhe mbështetes te PD janë nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar thirrjes së Lulzim Bashës për ti dhënë goditjen e fundit fatale të qeverisë së kryeministrit Rama.

Drejtues të PD bënë të ditur se është një pjesmarrje e madhe për këte protestë. Kreu i PD në Kukës, Arif Rexhmati tha se qytetaret kuksiane dhe mbështetesit e PD janë nisur me autobuzë dhe me makina personale drejt Tiranës.

Disa orë para fillimit të protestës së opozitës para Kryeministrisë, kryetari i Bashkisë Kukës Bashkim Shehu shkruan se: “sot është dita e protestës së madhe kundër qeverisë së korruptuar.Kukësi është ndër të parët qytete dhe ndër të vetmit që i ka thyer dhëmbet hajduteve të pushtetit”.

Me 5 prill Kukësianët e pritën me protestë kryreministrin Rama gjatë vizitës së tij në Kukës ndërkohë që 13 persona të tjerë po hetohen në gjendje të lirë, në lidhje me protestat në qytetin e Kukësit.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e opozites 13 prill 2019 protestuesit kuksiane ne tirane protesta e opozites 13 prill 2019 protestuesit kuksiane ne tirane

Sondazh

Poll