Aktualitet

Protesta, policia dhe zjarrfikëset në gatishmëri nr 1

13 Prill 2019, 11:48 Nga DOSJA
Protesta, policia dhe zjarrfikëset në gatishmëri nr 1

Tiranë-  Policia ka shpallur fshehurazi gatishmërinë numër 1 për protestën e sotme. Të gjithë efektivët, edhe ata që nuk do të marrin pjesë direkt në protestë, do të jenë gati në komisariate.

Një burim nga Ministria e Brendshme, tha për Dosja.al se është urdhëruar gjendja e gatishmërisë edhe në repartin e Zjarrfikëseve. Po ky burim, tha se ka informacione që do të përdoren mjete që mund të shkaktojnë zjarrvënie përpara ose brenda Kryeministrisë. Për këtë arsye makina zjarrfikëse do të vendosen mbrapa Kryeministrisë, bashkë me blindat e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Ndërkohë në gatishmëri numër 1 do të jetë sot edhe garda e Shqipërisë.
Të gjitha këto masa që policia i justifikon me informacione të marra nga organizatorët, duket se lidhen më shumë me deklaratat e eksponentëve të opozitës që flasin për fundin e Edi Ramës, për një revoltë popullore që do të rrëzojë qeverinë etj.

Deri tani, nuk ka patur deklarime të tilla apo paralajmërime nga diplotatët e huaj, që ndërhyjnë me thirrje publike apo telefonata private sa hetë kanë informacione të besueshme për përplasje.

Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet masat e policise protesta e opozites 13 prill 2019 zjarrfikësja në gadishmëri masat e policise protesta e opozites 13 prill 2019 zjarrfikësja në gadishmëri

Sondazh

Poll