Aktualitet

Denoncimi i Luan Baçit: Drejtuesit e automjeteve po kërcënohen me gjoba 5 milionëshe

13 Prill 2019, 13:15 Nga DOSJA
Denoncimi i Luan Baçit: Drejtuesit e automjeteve po kërcënohen

FIERI- Ndërsa kanë mbetur edhe disa orë nga protesta e paraljmëruar nga opozita për t’u mbajtur sot në orën 18:00, ish-deputeti Luan Baçi, në një prononcim për mediet ka denoncuar presionet që sipas tij po u bëhen drejtuesve të autobusëve për të mos transportuar protestuesit. 

Sipas Baçit, protestuesit po përballen me presion gjobash deri në 5 milionë lekë. 

Pavarësisht kësaj, ish-deputeti demokrat paralajmëron pjesëmarrje masive. 

“Protestat e opozitës kanë qenë gjithmonë të mëdha në numër dhe në fuqi. Protesta e sotme do të jetë krejt e veçantë.  Një protestë që ka nisur herët paradite me automjete private. Do të jemi përpara Kryeministrisë në orën 17.30, për të vazhduar protestën në orën 6.  Vetë protestuesit do të vendosin sa do të vazhdoj protesta dhe si do të jetë ajo. Sovrani do të flas vetë.  Do të protestoj deri në momentin e rrëzimit të qeverisë Rama. Kanë vazhduar presionet në Fier tek protestuesit e 16 shkurtit dhe 16 marsit, duke i thirrur në polici”, – u shpreh Baçi. 

Sipas tij, “Janë rreth 140-150 emra të proceduar. Ka presion shumë të madh tek drejtuesit e mjeteve private dhe ato të transportitt publik, u kanë bërë presion me gjoba 5 milionëshe nëse do të vihen në dispozicion të qytetarëve për të shkuar në Tiranë. E turpshme ajo ç’ka bëhet edhe nga bashkia duke mos i liçesuar mjetet e transportit publik që varen nga bashkia, por edhe për mjetet e transportit ndërqytetar. Nuk do të na pengoj asgjë. Çdo lloj presioni do t’u kthehet ne bumerang.”– tha Baçi para mediave. 

Deri tani janë nisur me mijëra protestues nga Korça, Shkodra, Berati, Vlora, Gjirokastra etj, ndërsa opozita ka paralajmëruar surpriza dhe pjesëmarrje masive. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e opozites 13 prill 2019 protesta para kryeministrise protesta e opozites 13 prill 2019 protesta para kryeministrise

Sondazh

Poll