Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë, 1300 qytetarë nisen nga Berati

13 Prill 2019, 07:23 Nga DOSJA
Protesta para Kryeministrisë, 1300 qytetarë nisen nga Berati

BERAT- Ndërkohë që kanë mbetur vetëm disa orë nga protesta e madhe e paraljamëruar nga opozita për t’u mbajtur sot në orën 18:00 pranë Kryeministrisë, kanë filluar edhe mobilizimet e para të qytetarëve.

Burime bëjnë me dije për Dosja.al, se rreth 1300 protestues janë nisur nga Berati drejt Tiranës, për t’iu bashkuar protestës.

Përpara selisë së PD-së në këtë qytet janë nisur makinat e para drejt Tiranës, ku në oren 18:00 do të zhvillohet protesta e madhe e opozitës. Ashtu siç edhe ishte njoftuar prej disa ditesh anëtarë dhe simpatizantë të PD-së janë mbledhur përpara selisë lokale dhe me mjete të vogla, me flamunj blu, po levizin nëpër qytet,për të paralajmeruar pjesëmarrjen në protestë.

Rreth orës 13:30 është bërë edhe nisja drejt Tiranës,ku veç 50 mjeteve të vogla do të nisen drejt Tiranë edhe 5 autobuze. Ndërkohë,nga simpatizantët dhe anëtarët e LSI-së janë nisur drejt Tiranës 3 autobuzë dhe 20 automjete të vogla.

Burimet zyrtare nga drejtuesit e 2 selive lokale opozitare bëjnë me dije se,nga qarku i Beratit do të nisen drejt protestës së madhe të opozitës në Tiranë rreth 800 protestues nga PD-ja,pasi autobuzëve të Beratit do ti bashkohen edhe 3 autobuzë nga Kuçova,Ura Vajgurore dhe fshatrat,ndërkohë që rreth 500 protestues do të nisen nga LSI-ja.

Ndërkohë Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë zhvilluar prej një muaji takime në të gjitha qytetet e vendit, ku kanë ftuar qytetarët të që bëhen pjesë e kësaj proteste. Sipas tyre, largimi i Edi Ramës, është zgjidhja për ngërçin politik dhe kthimin e ligjshmërisë në zgjedhje. Për këtë opozita kërkon zgjedhje të parakohshme.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 1000 protestues nisen nga berati protesta e 13 prillit protesta e opozites 1000 protestues nisen nga berati protesta e 13 prillit protesta e opozites

Sondazh

Poll