Aktualitet

“Kini mëshirë”/ Akuzohet se abuzoi me 13-vjeçaren, Bizgjoni shpërthen në lot para gjykatës: Nuk kam bërë asgjë, fam

14 Shtator 2020, 14:25 Nga DOSJA
“Kini mëshirë”/ Akuzohet se abuzoi me 13-vjeçaren,

POGRADEC– Gjykata e Pogradecit ka lënë në masën e arrestit me 40 ditë burg, 46-vjeçarin Blerim Bizgjonin që akuzohet se ka abuzuar seksualisht me fqinjën e tij të mitur, 13 vjeçe, e cila ishte njëkohësisht edhe mikeshë me të bijën.

Përpara trupit gjykues, Bizgjoni është shfaqur me kokën e ulur teksa ka deklaruar se nuk ka bërë asnjë abuzim me askënd. Ai ka akuzuar familjen e të miturës, duke deklaruar se ata e kanë sajuar këtë histori.

E gjithë kjo histori është sajuar nga familjarët e 13-vjeçares. Nuk e kam bërë atë veprim! Kini mëshirë,”– është shprehur ai duke shpërthyer në lot por gjykata nuk është bindur.

Ngjarja u bë publike pasi vetë 13-vjeçarja i tregoi gjithçka të motrës dhe e denoncuan në polici 46-vjeçarin. E mitura shkonte në shtëoinë e tij pasi ishte shoqe me të bijën, por ai kishte përfituar nga kjo gjë. Më pas u raportua se pas abuzimit, Bizgjoni kishte plane për ta trafikuar të voglën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet blerim bizgjoni perdhunohet 13-vjecarja blerim bizgjoni perdhunohet 13-vjecarja

Sondazh

Poll